LAJMI I FUNDIT:

Megjithatë Osmani ia vazhdon kontratën William Walkerit

Megjithatë Osmani ia vazhdon kontratën William Walkerit

Pas raportimit në media se u.d. presidentja, Vjosa Osmani i ka shkëputur kontratën fondacionit “Willian Walker, të dy protagonistët kanë zhvilluar një bisedë, ku thuhet se janë pajtuar të kultivojnë bashkëpunimin e ngushtë me njëri-tjetrin.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media të lëshuar nga Zyra e Presidencës.


“U.d. presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Ambasadori William Walker kanë zhvilluar një bisedë personalisht për të rikonfirmuar angazhimin e tyre të përbashkët për vazhdimin e bashkëpunimit. Walker ka qenë një mik i devotshëm i popullit të Kosovës gjatë ditëve tona më të errëta dhe do të mbetet i tillë edhe tash e tutje”, thuhet në njoftimin e bërë nga Zyra e Presidencës.

Tutje në njoftim thuhet se u.d presidentja Osmani dhe ambasadori Walker ranë dakord të kultivojnë bashkëpunimin e ngushtë me njëri tjetrin.

“Siç është cekur në komunikimin me shkrim të realizuar në muajin nëntor, të dyja palët presin të punojnë së bashku për të siguruar njohje të reja ndërkombëtare dhe më shumë njohuri për Kosovën si dhe për të avancuar sundimin e ligjit në vend”./Telegrafi/