Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtuese për ankesën e NISMA-AKR-PD-së, tha se me këtë rast është vërtetuar vendimi që ka marrë institucioni që ajo drejton.
Këto tri parti ishin ankuar ndaj vendimeve të Gjykatës Supreme për të numëruar votat nga jashtë në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar, ndonëse ato kishin ardhur jashtë afatit të përcaktuar ligjor.
Daka tha se është zgjidhur një dilemë e cila u ka shkaktuar kokëçarje. Sipas saj, KQZ-ja ka pas qëndrim se votat të cilat vijnë nga jashtë, duhet të jenë në Kosovë 24 orë paradites së zgjedhjeve, kjo e përcaktuar edhe me ligjet në fuqi.
“Jam e lumtur se na është zgjidhur një dilemë, e cila është ngrit gjatë zgjedhjeve të vitit 2019, dhe e cila na ka shkaktuar shumë kokëçarje dhe në fakt ka dalë që ajo që ka aplikuar KQZ-ja ka qenë e drejtë. Jam e lumtur që është vërtetuar ajo që ne e kemi aplikuar. KQZ-ja ka pas qëndrim se votat të cilat vinë nga jashtë Kosovës, duhet të vijnë 24 orë para ditës së zgjedhjeve. Pra ashtu siç e parasheh edhe Ligji për zgjedhje të përgjithshme dhe tani del që kjo edhe u vërtetua edhe nga Gjykata Kushtetuese”, tha Daka për EkonomiaOnline.
Daka ka sqaruar se pas këtij vendimi do të shkurtohet edhe koha e shpalljes së rezultanteve.
“Po kjo është mirë sepse do të na shkurtojë kohën e shpalljes së rezultateve, sepse sipas praktikës së vitit 2019 na është dashur që të presim votat që na kanë ardhur nga diaspora edhe pas ditës së zgjedhjeve”, tha ajo.
Për këtë ankesë fillimisht Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), më 3 nëntor, kishte vendosur se pakot me vota të arritura jashtë afatit të caktuar me ligj, 24 orë nga dita e zgjedhjeve, nuk duhet numëruar.Por, Supremja kishte vendosur në dy raste për numërimin e pakove të votave nga jashtë. Më 5 nëntor Gjykata Supreme kishte vendosur në favor të ankesës së LVV-së për numërimin e 1806 pakove të fletëvotimeve të ardhura me postë pas datës 5 tetor.
Kishte rikonfirmuar vendimin e marrë më 30 tetor të atij viti.NISMA-AKR-PD, që arritën të kalojnë pragun dhe të bëhen pjesë e Kuvendit, kishin dërguar lëndën në Gjykatën Kushtetuese. Kushtetuesja të enjten ka vendosur se aktgjykimet e Supremes më 30 tetor dhe 5 nëntor, nuk janë në përputhje me nenin 3 të protokollit nr .1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në lidhje me nenin 45 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Kushtetuesja po ashtu ka konstatuar se vendimet e PZAP-së më 3 nëntor, ishin në përputhshmëri me nenin 3 të Protokollit nr. 1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në lidhje me nenin 45 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj