LAJMI I FUNDIT:

U takua me Eddie Hearn dhe është pjesë e evenimentit ku ndeshet Joshua, Marku: Askush nuk fillon nga maja

U takua me Eddie Hearn dhe është pjesë e evenimentit ku ndeshet Joshua, Marku: Askush nuk fillon nga maja
(Foto: Instagram/florianmarku)

Të shtunën (12 dhjetor), kampioni i botës në kategorinë e peshave të rënda (WBA, IBF, WBO dhe IBO), Anthony Joshua, mbron titujt përballë sfiduesit të detyrueshëm të IBF, Kubrat Pulev.

Në evenimentin e madh që zhvillohet në Wembley Arena, e ku do të jenë të pranishëm 1.000 tifozë, do të boksojë edhe boksieri shqiptar, Florian Marku.


Alex Fearon do të jetë kundërshtari i tij, ndërsa në njoftimin që bëri para disa ditësh, 28-vjeçari u premtoi tifozëve të tij se nuk do t’i zhgënjejë.

(Foto: Instagram/florianmarku)

Ditë më parë, ai është takuar me promovuesin e mirënjohur të boksit, Eddie Hearn dhe e ka shpërndarë një fotografi të përbashkët për ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Florian Marku ndeshet në evenimentin e madh të boksit, ku meçi kryesor është Joshua-Pulev
Lexo po ashtu Florian Marku ndeshet në evenimentin e madh të boksit, ku meçi kryesor është Joshua-Pulev

“I lumtur që e takova Eddie Hearnin këtë mëngjes. Mezi pres të ndeshem”, kishte shkruar Marku.

Ai njëherësh i ka publikuar disa fotografi edhe nga seanca fotografike dhe intervista për media.

“Askush nuk fillon nga maja. Është një rrugë e gjatë me punë dhe shumë sakrifica për të arritur atje”, është mesazhi që e ka publikuar në Instagram. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës:

Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"

La Liga
Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt

Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt

Premier League
Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen

Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori