LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Jemi popull paqedashës, por ka gjëra për të cilat nuk negociojmë

Zaev: Jemi popull paqedashës, por ka gjëra për të cilat nuk negociojmë

Kryeministri i vendit Zoran Zaev, sot në një intervistë për “Sllobodna TV” ka folur në lidhje me veton e Bullgarisë, si dhe mundësitë për ta zgjidhur këtë kontest.

Zaev tha se nuk ka zgjidhje tjetër, përveç që të arrihet marrëveshje me Bullgarinë dhe të nisen negociatat për anëtarësim në BE.

“Në vitin 2019 e ftova popullin në zgjedhje të tregojë nëse mbetet në rrugën drejt BE-së dhe populli me zërin e tij tregoi se cila është rruga dhe se nuk ka alternativë tjetër. Prandaj ne nuk kemi zgjidhje tjetër përveç që t’i kërkojmë të gjitha opsionet për të arritur zgjidhje për çështjet e hapura me Bullgarinë për të filluar procesi i negociatave për anëtarësim me BE-në”.


“Unë thash, ne jemi ndërtues, ndërtojmë miqësi. Ne nuk dëmtojmë rajonin, ne jemi popull paqedashës. Politika e shtetit është vërtetë evropiane dhe pranuam dialog për çështjet të cilat mund të bisedojmë. Në pjesën e përshpejtimit të zbatimit të Marrëveshjes për miqësi dhe fqinjësi të mirë, në pjesën e zbatimit të qëndrimeve të arritura bashkërisht Komisioni për çështje historike dhe arsimore në pjesën e teksteve shkollore në Bullgari dhe në Maqedoninë e Veriut. Bëmë plan veprimi, klauzola të caktuara i kthyem në memorandum, deklarata”.

“Por, ka diçka për të cilën nuk negociohet, siç janë çështjet e identitetit. Vetpërcaktimi i përket çdonjërit. Ajo që u përket të gjithëve, si maqedonasve dhe të gjithë popujve tjerë evropian”, tha Zaev./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Kalo në kategori