LAJMI I FUNDIT:

Protesta pas vrasjes së 25-vjeçarit – njëri nga policët e lënduar rrezikon ta humbas shikimin

Protesta pas vrasjes së 25-vjeçarit – njëri nga policët e lënduar rrezikon ta humbas shikimin

Protestuesit kërkuan të mërkurën në Tiranë drejtësi për 25-vjeçarin e vrarë nga policia. Ndërkohë kanë filluar hetimet ndaj policit që hapi zjarr me pasojë humbjen e jetës.

Protesta e shoqërisë civile dhe rinisë të mërkurën në Tiranë u shoqërua edhe me sulme ndaj institucioneve shtetërore, tentativa të protestuesve për të hyrë brenda Kryeministrisë, zjarr pemëve të Krishtlindjes si edhe përdorim të gazit lotsjellës nga policia. Shkaku i protestës u bë vrasja e një të riu. Në minutat e para të pas mesnatës së të martës, një efektiv i forcave speciale të policisë hapi zjarr dhe qëlloi për vdekje të riun 25-vjeꞔar Klodian Rasha, që po kthehej në banesën e tij, në zonën e Laprakës, kur ishte ora policore e ndalim qarkullimit si masë kufizuese anti-COVID-19.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, viktima nuk ndaloi kur këtë ia kërkoi efektivi i forcave speciale. Përkundrazi vrapoi gjë që solli ndjekjen e tij nga polici dhe më pas hapjen zjarr. 25-vjeꞔari i plagosur rëndë humbi jetën në spital.


Të njëjtat burime njoftojnë se polici që qëlloi është arrestuar dhe ndaj tij janë hapur hetimet nga Prokuroria për veprat penale “vrasje në tejkalim të kompetencave dhe shpërdorim detyre”. Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit thanë të mërkurën për Deutsche Wellen, se “kanë filluar hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë. Policia nuk do të japë detaje dhe nuk do t’i përgjigjet pyetjeve të medias para se kjo të ndodhë”.

Kronikë e një proteste në kohën e pandemisë COVID-19

Protesta filloi në paraditen e të mërkurës dhe vijoi deri në mbrëmje, Në parullat e tyre protestuesit kërkuan “Drejtësi për Klodianin” dhe dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshi. Në parullat e tyre demonstruesit e cilësonin demokracinë në Shqipëri “jo funksionale dhe fallco”. Protesta kaloi nga paqësore në dhunë ndaj policisë dhe institucioneve shtetërore. Tensionet me policinë nisën para Ministrisë së Brendshme, kur protestuesit qëlluan me sende të forta godinën e kësaj Ministrie dhe me hurma, frutin që kishte në duar i riu Klodian Rasha, kur u qëllua me armë zjarri. “Hurmat nuk vrasin” lexohej në parullat e protestuesve. Protestuesit i vunë flakën Pemës së Krishtlindjeve në Sheshin Skënderbe.

Protesta në Tiranë - lëndohen nëntë policë
Lexo po ashtu Protesta në Tiranë - lëndohen nëntë policë

Situata u tensionua më tej kur protestuesit u spostuan nga Ministria e Brendshme, para Kryeministrisë. Pasi qëlluan me sende të forta derën kryesore të kryemistrisë ata tentuan të hynin brenda. Situata doli jashtë kontrollit të policisë kur protestuesit dhe forcat e policisë patën përplasje fizike dhe u rivendos kur mbërritën forcat speciale, që përdorën ujë me presion ndaj protestuesve. Ata u zmbrapsën nga dera kryesore e hyrjes ne Kryeministri dhe i vunë zjarrin Pemës së Krishtlindjeve, të vendosur para godinës. Pas kryeministrisë protestuesit iu drejtuan sërish Ministrisë së Brendshme dhe Bashkisë së Tiranës dhe u shpërndanë. Pastaj protesta rinisi në orën 22:00 kur fillon ora policore në shenjë kundërshtimi ndaj vrasjes së Klodian Rashës që theu atë duke mos iu bindur urdhrit të policit për të ndaluar. Sipas njoftimit të policisë protesta e të mërkurës shkaktoi 9 policë të plagosur dhe 1 protestues, kryesisht në kokë nga goditja me sende të forta.

E drejta e hapjes zjarr dhe një shërbim i munguar

Në Ligjin e Shqipërisë për funksionimin e Policisë së Shtetit ka disa nene lidhur me të drejtën e përdorimit të armës së zjarrit. Përdorimi i armës së zjarrit kundër 25-vjeçarit Klodian Rasha nuk bën pjesë në asnjë nga nenet e ligjit. Në to theksohet domosdoshmëria e paralajmërimit dhe hapja zjarr jo për të shkaktuar humbjen e jetës, gjë që nuk ka ndodhur në rastin e viktimës.

Tiranë, protestuesit zhvendosen te Drejtoria e Policisë - kallin kazanët e mbeturinave
Lexo po ashtu Tiranë, protestuesit zhvendosen te Drejtoria e Policisë - kallin kazanët e mbeturinave

Hetimi pritet të nxjerrë në dritë rrethanat ende të panjohura. Burime konfidenciale nga Policia thanë për Deutsche Wellen, që efektivi i Forcave speciale është në gjendje të rënduar psikologjike. Të njëjtat burime pohuan se në Shqipëri mungon shërbimi psikologjik për efektivat e policisë, që në punëne tyre të përditshme ndeshen me anën e errët të shoqërisë, me krimin, gjë që sjell pasoja negative në shëndetin e tyre mendor.

Pandemia COVID-19 ka shkaktuar një stres të madh edhe mes efektivave të policisë që duhet të kontrollojnë zbatimin e masave kufizuese, distancimin social, vendosjen e maskave. Mungesa e shërbimit psikologjik për të menaxhuar stresin shkakton edhe veprime të tilla, argumentuan burime konfidenciale për Deutsche Wellen.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori