LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Liria e mediave është tregues i drejtpërdrejt për progresin civilizues të shoqërisë

Osmani: Liria e mediave është tregues i drejtpërdrejt për progresin civilizues të shoqërisë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, mori pjesë në video takim në nivel ministror, për sigurinë e gazetarëve dhe çështjen e mossanksionimit në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare për lirinë e medieve me ftesë nga Ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës, Stef Blok, informojnë nga MPJ e Maqedonisë.

“Republika e Maqedonisë së Veriut është e përkushtuar në promovimin, mbrojtjen dhe avancimin e të gjithë të drejtave dhe lirive të njeriut, në mes të cilëve edhe të lirisë mediatike që paraqet tregues të drejtpërdrejt për progresin civilizues të shoqërisë”, theksoi Osmani.

Ministri duke folur për mbrojtjen e gazetarëve dhe punëtorëve mediatik nga çfarëdo forme e presionit ose lëndimi të drejtave të tyre, si dhe lirisë së shprehjes duke i dhënë fund të gjitha lëndimeve dhe krimeve dhe sanksionim përkatës të kryerësve, Osmani potencoi:


“Sanksionimi i secilit sulm dhe lëndim të të drejtave të gazetarëve është imperativ për funksionim normal të çdo shoqërie demokratike”.

Konferenca botërore për lirinë e mediave këtë vit është simbol i shënimit të Ditës botërore për t’i dhënë fund mossanksionimit për vepra penale kundër gazetarëve, me qëllim riafirmimin e përpjekjeve për respektimin e lirisë së shprehjes dhe mbrojtjes së sigurisë së gazetarëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori