LAJMI I FUNDIT:

Deklarohet gjyqtari i akuzuar për racizëm, i cili mund të suspendohet me dhjetë ndeshje

Deklarohet gjyqtari i akuzuar për racizëm, i cili mund të suspendohet me dhjetë ndeshje
(Foto: Icon Sport/Getty Images/Daily Mail)

Gjyqtari i katërt në ndeshjen ndërmjet Istanbul Basaksehirit dhe Paris Saint-Germainit që është akuzuar për përdorim të gjuhës raciste, Sebastian Coltescu, ka thënë se kushdo që e njeh e di se nuk është racist.

Zyrtari rumun ka folur për herë të parë pas incidentit të të martës mbrëma që pasoi me shtyrjen e vazhdimit të ndeshjes në Ligën e Kampionëve.


Ai është cituar të ketë thënë: “Ala negru” që përkthyer në shqip do të thotë “Ky zezak”, kur është pyetur nga gjyqtari kryesor, Ovidiu Hategan, se cili trajner duhej ndëshkuar me të kuq. Me këto fjalë, ai i është referuar asistent-trajnerit të Basaksehirit, Pierre Webo.

Mirëpo, në një bashkëbisedim me të afërmit e tij që të mërkurën është publikuar në mediat rumune, Coltescu e ka mbrojtur karakterin dhe bindjet e tij.

Fyerja racore në ndeshjes PSG – Basaksehir, publikohen fjalët e Demba Bas ndaj gjyqtarit të katërt
Lexo po ashtu Fyerja racore në ndeshjes PSG – Basaksehir, publikohen fjalët e Demba Bas ndaj gjyqtarit të katërt

“Unë përpiqem të jem i mirë. Nuk do të lexoj lajme në media këto ditë. Kushdo që më njeh e di se nuk jam racist! Së paku kështu shpresoj”, citon gazeta sportive rumune, ProSport, fjalët e Coltescut – ndërsa transmeton Daily Mail.

Në ndërkohë, UEFA ka nisur një hetim lidhur me ndeshjen, e cila do të rifillojë sot (e mërkurë) nga minuta kur ishte ndalur.

Ndërkohë, në bazë të nenit 3 dhe 14 të Kodit Disiplinor të UEFA-s mund të dënohen edhe gjyqtarët lidhur me veprimet e tyre ofenduese. Në bazë të tyre, kushdo që ofendon dinjiteti njerëzor të dikujt tjetër duke përfshirë ngjyrën e lëkurës, racën, religjionin, origjinën etnike, gjininë ose orientimin seksual, mund të dënohet së paku 10 ndeshje ose për një periudhë të caktuar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mediat spanjolle e konfirmojnë, ideja për të futur Joselun në lojë kundër Bayernit nuk ishte e Ancelottit

Mediat spanjolle e konfirmojnë, ideja për të futur Joselun në lojë kundër Bayernit nuk ishte e Ancelottit

Liga e Kampionëve
Goli i ardhshëm i Lewandowskit do ta detyrojë Barcelonën të paguajë miliona euro

Goli i ardhshëm i Lewandowskit do ta detyrojë Barcelonën të paguajë miliona euro

La Liga
Perezit i mungon vetëm një sukses te Real Madridi - synon ta realizojë në sezonin 2024/25

Perezit i mungon vetëm një sukses te Real Madridi - synon ta realizojë në sezonin 2024/25

La Liga
“Idiot, mos e bëj më këtë”, Nunez tregon kritikën e ashpër që ia ka dhënë Suarezi

“Idiot, mos e bëj më këtë”, Nunez tregon kritikën e ashpër që ia ka dhënë Suarezi

Premier League
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga
UEFA e ka konfirmuar, këto dy shtete do të kenë nga pesë klube në Ligën e Kampionëve

UEFA e ka konfirmuar, këto dy shtete do të kenë nga pesë klube në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori