Vaksina kundër coronavirusit e zhvilluar nga kompanitë Pfizer dhe BioNtech, ka dhënë rezultate pozitive qysh pas dhënies së dozës së parë, thuhet në analizën e publikuar nga Agjencia amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA).
Siç thonë nga FDA, kjo vaksinë është jashtëzakonisht efikase, ku pikërisht për këtë ka marrë notë vlerësimi “A+”, transmeton Telegrafi.
Analiza e FDA vjen para takimit të këshilltarëve të pavarur gjatë të enjtes, që do të jap rekomandimet nëse FDA duhet të miratojë përdorimin e vaksinës apo jo. Analiza e përpiluar në 53 faqe në fakt do të përdoret nga grupi këshillëdhënës i hulumtuesve, me rastin e dhënies së rekomandimeve.
Nëse FDA miraton përdorimin e vaksinës së Pfizer dhe BioNtech, kjo do t’i mundësonte njerëzve të marrin vaksinën edhe pse është akoma në fazën e testimeve klinike të detajuara, shkruan CNBC.
Siç qëndrojnë aktualisht gjërat, ekzistojnë gjasa të mëdha që FDA të miratojë vaksinën, pavarësisht se në analizë thuhet se “nuk janë konfirmuar problemet e sigurisë që do të parandalonin miratimin e vaksinës për përdorim urgjent”.
Analiza gjithashtu ka konfirmuar që vaksina është efikase tek të gjitha gjinitë, racat dhe grupet etnike, por edhe tek personat me sëmundje tjera përcjellëse që konsiderohen si grupe me rrezikshmëri të lartë.
Vaksina e Pfizer dhe BioNtech gjithashtu është efikase në parandalimin e coronavirusit qysh në dozën e parë, ka thënë për New York Times, William Grubber, ish-nënkryetari i ekipit të testimit klinik dhe zhvillimit të vaksinës. Megjithatë, Grubber thekson se nevojiten dy doza për mbrojtje maksimale.
Sipas analizës së FDA-së, kjo vaksinë shoqërohet me simptoma të lehta si kokëdhembje, dhimbje të muskujve, të nyjeve dhe reaksione të kohëpaskohshme të ngjashme me ato të pickimeve të mushkonjave.
Siç raporton Wall Street Journa, nëse këshillëdhënësit të enjten ofrojnë rekomandime të nevojshme për miratimin e vaksinës, FDA do të mund të fillonte me shpërndarjen e vaksinës qysh këtë fundjavë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDiçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë
Trump nis zbatimin e ligjit për emigracionin, të huajt pa dokumente rrezikojnë burg
Forcat ukrainase shkatërrojnë gjashtë autoblinda ruse, pamje nga aksioni me dronë
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS
Trump lavdëron kryeministrin britanik ndërsa Musk kërkon burgosjen e tij - çfarë ndodh kur dy aleatë ndajnë mendime të ndryshme?
Zelensky bën thirrje për unitet: Vetëm vendosmëria mund t'i ndalojë terroristët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite