LAJMI I FUNDIT:

Hajdini: Ne si LDK e kemi qeverinë, nuk na takon Presidenti

Hajdini: Ne si LDK e kemi qeverinë, nuk na takon Presidenti

Deputeti i LDK-së, Shkëlzen Hajdini ka thënë se LDK ka luajtur rol konstruktiv në zgjidhjen e ngërçit rreth postit të presidentit.

“Kërkohet maturi nga të gjithë liderët politikë në këtë kohë jo të lehtë që po kalon Kosova. Ne si LDK e kemi qeverinë dhe konsideroj se neve nuk na takon kandidati për president. Ne ofrojmë gjithçka që është në interes të vendit. Presidenti iu takon partive tjera politike”, tha deputeti i LDK-së në RTV Dukagjini.


Hajdini thotë se nuk do të jetë e lehtë zgjedhja e presidentit.

Deputeti i LDK-së thotë se deri më tani Haradinaj ka ditur t’i del në ndihmë vendit dhe sipas tij ai mund të reflektojë edhe në këtë situatë.

Hajdini thotë se megjithatë LDK pavarësisht se po ofron rol konstruktiv, nuk iu frikësohet zgjedhjeve të reja.

“Ne po mundohemi të gjejmë një zgjidhje, pasi zgjedhjet janë aty dhe nëse nuk zgjedhim presidentin shkojmë automatikisht në zgjedhje…edhe nëse shkojmë në zgjedhje në mund të vijmë hipotetikisht në të njëjtën situatë. A duhet përsëri të shkojmë në zgjedhje për të zgjidhur problemin e presidentit”, tha ndër të tjera Shkëlzen Hajdini./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s

Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s

Lajme
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës

Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës

Lajme
Diskriminimi i banorëve shqiptarë në Graçanicë, Avokati i Popullit: Rasti është në procedurë të hetimit

Diskriminimi i banorëve shqiptarë në Graçanicë, Avokati i Popullit: Rasti është në procedurë të hetimit

Jehona Hulaj
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori