LAJMI I FUNDIT:

Përdorimi i bombolave ambulatore të oksigjenit me presion të lartë në shtëpi: Një rrezikshmëri që duhet evituar

Përdorimi i bombolave ambulatore të oksigjenit me presion të lartë në shtëpi: Një rrezikshmëri që duhet evituar

COVID-19, ky element viral tashmë i kthyer në një pandemi globale, vazhdon të zgjerojë rrezen e saj të infeksionit, por matematikisht violenca e saj po ulet gradualisht

Ermand Mertenika
Inxhinier bio-fizikant

Sigurish ardhja e dimrit do vazhdojë të ketë një ritëm të lartë infeksionesh dhe humbje jete në një numër të caktuar, por fatmirësisht humbjet e jetëve po zvogëlohen në masë të vogël.


Si e kemi përmendur dhe më parë, ky element viral godet alveolën (njësinë tonë më të vogël të mushkërive) duke u shumëzuar me anë të një progresioni gjeometrik për një kohë të shkurtër.

Aktualisht në këtë moment, përdorimi i pajisjeve të tjera më të lehta, është i mundshëm duke evituar përdorimin në masë të aparaturave të shkallës së rëndë, të cilën ne i quajmë ventilatorë reanimacioni/respirator.

Intubimi endotrakeal, kjo fazë e fundit e aplikimit, është duke u evituar gradualisht pasi pacientet e infektuar me Covid, po mbahen nën terapi oksigjenimi me maskë ventilimi ose me tuba intranazal – një lajm i mirë.

Gjatë kësaj periudhe ne kemi një rënie të aktivitetit të COVID-19 krahasuar me 6-7 muaj më parë, ndonëse po bashkëjetojmë me pandeminë, sistemi imunitar i qytetarëve po fillon të fitojë një adaptim ose një imunitet të lehtë ndaj këtij virusi. Kësisoj, kemi një periudhë relaksimi të COVID-19. Pra, hera-herës, do kemi oscilacione të numrit të të infektuarve, por që aktualisht nuk flitet për valë të tjera.

Tashmë kemi një përdorim në masë të gjeneratorëve të oksigjenit dhe bombolave të oksigjenit të cilët po ndihmojnë pacientet të ruajnë vlerën normale të nivelit të oksigjenit në gjak (94-99%).

Pra, vlera normale e oksigjenit në gjak, e matur me sensorë oksimetrik të monitorit të pacientit ose me sensorët oksimetrik portable, duhet të jetë (94-99 ose 100%).

Ulja e vlerës së oksigjenit nën vlerën 94%, pra 85-93% e cila është një normë nën-normale, duhet të trajtohet menjëherë pasi qelizat e kuqe të gjakut (eritrocitet nuk oksigjenohen në vlerën e duhur), pra celulat e kuqe (eritrocitet saturohen me oksigjen) shpërndahen në të gjitha indet dhe organet e trupit, ndërsa rënia e vlerës së oksigjenit, do të thotë mos-oksigjenim dhe mungesë saturimi në vlerë normale.

Pikërisht kjo situatë fillon të dëmtojë qelizat e kuqe dhe rënia e vlerës gjithnjë e më tepër nga 80-60, është një fazë ku qelizat kalojnë në një gjendje akute (pra degjenerim gradual i qelizës, e cila qon deri në vdekjen e saj).

Tashmë, përdorimi i gjeneratorëve të oksigjenit ka dominuar mënyrën e trajtimit me terapi oksigjeni, por ajo që më bën përshtypje është fakti se pacientët po përdorin pa recetë të ashtuquajturat “bombolat e oksigjenit”, të cilët kanë mbingarkesë, shumë të madhe.

Këto bombola përmbajnë oksigjen të lëngshëm me një përqendrim apo presion shumë të lartë deri në 180 atmosferë dhe pikërisht janë shumë të dëmshme, pasi siç e dimë, oksigjeni është një element kimik i cili ndizet shpejt në flakë dhe presioni i lartë në bombola, nga pakujdesia, mund të shkaktojë shpërthimin e tyre, duke shkaktuar dëme të mëdha njerëzore dhe materiale.

Bombolat e oksigjenit duhet të evitohen në përdorim pasi kjo nuk është zgjidhje. Përse?

Pacientët të cilët kanë vlera oksigjeni 84-93%, mund të trajtohen në mënyrë të sigurt me gjeneratorë oksigjeni vlera e të cilëve shkon 5-10 litra/min (vlerë e rrjedhjes specifike); kjo vlerë është më se e lejueshme për terapinë e oksigjenimit. Pra, gjeneratorët e oksigjenit filtrojnë oksigjenin nga ajri me anë të sistemit elektronik dhe filtrave.

Personat, te të cilët vlera e oksigjenit zbret nga 80-60, duhet menjëherë të dërgohen në qendrat spitalore për të marrë trajtimin terapeutik të oksigjenimit në mënyrë të sigurt.

Çfarë ndodh nëse përdorim bombolat e oksigjenit në raste të tilla?

Bombolat e oksigjenit, siç e përmendëm dhe më lart, kanë një presion shumë të lartë të oksigjenit të lëngshëm brenda tyre. Kanë valvulen dhe manometrin.

– Bombola e oksigjenit (presioni 150-200 atmosferë)
– Valvula (metal i thyeshëm)
– Manomentri (kalibratori i vlerës së oksigjenit)

Shkaqet e rrezikshmërisë

– Në qoftë se kemi një bombole oksigjeni në shtëpi dhe padashje e afrojmë në një ambient shumë të ngrohtë, afër stufës ose afër ndonjë rezistence, çfarë ndodh? (Mbase një shpërthim si rezultat i presionit të oksigjenit të lëngshëm shumë të lartë ‘over-presure’).

– Në qoftë se bombolën e afrojnë në një temperaturë të ftohtë dhe nëse ajo rrëzohet, valvula mund të thyhet (pasi në temperatura të ftohta metalet fitojnë vetinë e thyeshmërisë). Nëse valvula thyhet, presioni është aq i lartë saqë përsëri bombola mund të shpërthejë dhe mund të shkaktojë dëme të mëdha materiale dhe njerëzore (humbje jete).

– Personat të cilët kanë vlerën e oksigjenit nën 80, do u presohet oksigjen 15-20 litra në minutë (sasi shumë e lartë e presionit në mushkëri. Kjo mund te shkaktojë rupturë ose dëmtim akut dhe ekstrem të lobeve të mushkërive duke shkaktuar hemorragji nga presura e manometrit.

– Në qoftë se manometri dëmtohet, çfarë ndodh? Dëmtimi i tij do të thotë që ne, nuk e kalibrojmë dot vlerën e oksigjenit për t’u aplikuar tek pacienti dhe kjo do shkaktojë dëmtim të madh të mushkërive duke i shkaktuar rupturën (çarje dhe hemorragji).

Këshilla:

1- Në këtë kohë pandemie, e rëndësishme është të kemi një puls-oksimeter në familje, ku çdo ditë të masim vlerën e oksigjenit në gjak

2- Në rast se vlera e oksigjenit bie nga 93-85, përdorni gjeneratorët e oksigjenit (janë të sigurt)

3- Në rast se vlera e oksigjenit bie nga 84-60 (personi duhet të dërgohet në qendrën spitalore për trajtim të sigurt me oksigjeno-terapi)

4- Mbroni veten me anë të maskës, qofte dhe të lehtë (FFP2) për të evituar marrjen e sasisë së madhe të elementit viral (COVID-19)

5- Dezinfektoni duart shpeshherë me alkool mbi 70% ose dezinfektues me përmbajtje alkooli

6- Mbani distancë të paktën 1 metër nga të tjerët

7- Hani shëndetshëm dhe ushqime jo me përmbajtje të lartë sheqeri dhe kolesteroli

8- Aplikoni gjimnastikë apo vrapim të lehtë në mëngjes dhe në mbrëmje

9- Stimuloni energjinë pozitive për të evituar gjenerimin e hormonit të kortizolit (hormoni më i dëmshëm në organizëm i shkaktuar nga stresi)

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori