LAJMI I FUNDIT:

Shantazhuan një mashkull duke i kërkuar 30 mijë euro, policia arreston dy femra nga Ferizaj

Shantazhuan një mashkull duke i kërkuar 30 mijë euro, policia arreston dy femra nga Ferizaj
Foto: Ilustrim

Hetuesit e Sektorit rajonal të hetimeve në Ferizaj kanë arrestuar dy të dyshuara S.K . (f/Kosovare /36 vjeçare) dhe SH.K.(f/Kosovare ,33 vjeçare) me dyshimin e bazuar se të dyshuarat kanë kryer veprën penale të shantazhit ndaj viktimës I.V. (m/Kosovar 43 vjeç).

“Për disa ditë rresht, dy të dyshuarat , në mënyrë sistematike e kishin shantazhuar viktimën duke i kërkuar një shumë parash prej 30.000 Euro për të tërhequr padinë ndaj vëllaut të viktimës për një rast të mëhershëm i cili gjendet në paraburgim.


Të gjitha veprimet e hetuesve policorë janë bërë në koordinim me Prokurorinë e shtetit dhe të dyshuarat janë arestuar në flagrancë derisa ishin duke i marrë 30.000 euro nga viktima”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit në Ferizaj, ndaj të dyshuarës së parë S.K. është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa e dyshuara tjetër SH.K.lirohet në procedurë të rregullt. Rasti pas kompletimit do të procedohet në Prokurori. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori