LAJMI I FUNDIT:

​Hoti për raportin e Parlamentit Evropian: I ndërtuar mbi teori konspirative

​Hoti për raportin e Parlamentit Evropian: I ndërtuar mbi teori konspirative

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti raportin e Komitetit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian, e konsideron të nderuar mbi teori konspirative dhe pa asnjë të vërtetë brenda tij. Sipas Hotit, ky studim nuk paraqet opinionin e Parlamentit Evropian, por të autorëve.

Kreu i Qeverisë thotë se nga analizat e bëra të dhënat e përdorura për hartimin e këtij raporti janë të paqëndrueshme.

“Raport i ndërtuar plotësisht në teori konspirative pa asnjë të vërtetë dhe unë shpresoj dhe jam i bindur se jemi duke komunikuar tani m zyrtarët e BE-së, të Parlamentit Evropian lidhur me këtë raport. Ky raport nuk opinionin e Parlamentit Evropian por të autorëve dhe duket qartë se në bazë të analizave që i janë bërë raportit dhe të dhënat që janë përdorur në konkludimet e këtij raport janë të paqëndrueshme të pavërteta dhe konspirative”, tha ai.


I pyetur për raportet e tij me të ngarkuarin e ish presidentit të SHBA-ve, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, kreu i ekzekutivit tha se komunikimin e kanë të rregullt me të dhe se marrëveshja për normalizim ekonomik në mes Kosovës dhe Serbinë në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator do të vazhdojë të zbatohet.

Studimi i bërë për Parlamentin Evropian: Dezinformatat rrëzuan Qeverinë Kurti
Lexo po ashtu Studimi i bërë për Parlamentin Evropian: Dezinformatat rrëzuan Qeverinë Kurti

“Komunikimin e kemi të rregullt dhe kemi pasur edhe në të kaluarën me të dy kampet politike të SHBA-ve me republikanët dhe demokratët, mirë që është konfirmuar që pavarësisht ndërrimi të administratës atje marrëveshja e nënshkruar në Washiongton më 4 shtator do vazhdoj të zbatohet dhe jemi duke punuar çdo ditë. Javën që shkoi kemi pasur një takim me DFC-në për të identifikuar çështjet që duhet t’i qojmë përpara si dy qeveri, zotimet që kemi marr për realizimin e këtyre”, tha Hoti.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se Kosova ka humbur një momentum, por tani është duke punuar shumë që t’i bind vendet anëtare veç e veç.

Edhe njëherë e ka ripërsëritur se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për lëvizjen e lirë të qytetarëve.

“Sa i përket liberalizimit ju e dini që është humbur një momentum tani po punojmë shumë që t’i bindim vendet anëtare veç e veç. Me Gjermanin është punuar edhe në qeverinë e kaluar tash në këtë qeveri po punojmë me Francën dhe me Holandën. Ministrja e Jashtme ka qenë në Holandë është takuar me homologun e saj në Holandë të shohim, është tani vendim i brendshëm i vendeve anëtare. Sa i përket neve si shteti si qeveri siç është konfirmuar në raportin për vendin në tetor të gjitha kushtet si shtet i kemi plotësuar dhe vazhdojmë t’i mbajmë“, theksoi kreu i ekzekutivit.

Kreu i ekzekutivit të gjitha këto komente i ka bërë nga Rahoveci, pas vënies së gurthemelit për ndërtimin e një shkollë fillore të mesme të ulët “Tre Dëshmorët”, në Vrajakë – Bratotin të Rahovecit./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Kalo në kategori