LAJMI I FUNDIT:

Trajtimi bashkëkohor i drejtimit të dhëmbëve me proteza të tejdukshme

Trajtimi bashkëkohor i drejtimit të dhëmbëve me proteza të tejdukshme
Ass.Dr.Sci. Visar Disha

Pse kemi nevojë për një trajtim ortodontik?

Ass.Dr.Sci. Visar Disha,
Protetikë Stomatologjike
Tel. +38344559287

Shumë njerëz kanë probleme me dhëmbët e tyre për shkak se dhëmbët nuk janë të radhitur drejt pra janë të shtrembër apo janë më të qitur jashtë duke dhënë kështu një pamje jo të dëshirueshme për pacientin.


Kur dhëmbët gjatë mbylljes së gojës nuk okludojnë mirë, pacientët mund të kenë dhimbje në muskujt e nofullave dhe në artikulacionin temporomandibular si dhe mund të kenë shqetësime tjera të cilat mund t’i shoqërojnë gjatë gjithë jetës.

Trajtimi ortodontik na mundëson drejtimin e dhëmbëve duke i bërë ato më të lehtë për t’u pastruar dhe na mundëson të kemi një buzëqeshje të bukur, duke ndikuar kështu në estetikën faciale.

Çka janë protezat e tejdukshme për drejtimin e dhëmbëve?

Janë aparate ortodontike elastike për drejtimin e dhëmbëve, që preferohen më shumë nga pacientët. Duke qenë se janë transparente dhe fleksibile, kjo i bënë shumë të përshtatshme për t’u përdorur nga pacienti.

Si bartën protezat e tejdukshme?

Trajtimi me proteza të tejdukshme fillon duke vendosur protezën e parë nga ana e mjekut, i cili sigurohet që ajo të vendoset në mënyrë të drejt dhe të saktë në raport me dhëmbët. Pastaj në varësi të shkallës së problemit bëhet ndërrimi i saj çdo 15 ditë.

Proteza duhet të mbahet gjatë gjithë kohës përveç kur konsumojmë ushqim. Para vendosjes së protezave të tejdukshme patjetër duhet të pastrohen dhëmbët. Ato mund të hiqen dhe të vendosen lehtësisht pasiqë janë elastike dhe vështirë dëmtohen. Në rast se humbet apo dëmtohet proteza e tejdukshme, mund te punohet proteza e re.

A ka mundësi t’i shoh pacienti dhëmbët se si do të duken në fund të trajtimit?

Teknologjia e cila përdorët për prodhimin e protezave të tejdukshme mundëson planifikim të detajuar të radhitjes së dhëmbëve si dhe i mundëson pacientëve të shohin se si do të duken dhëmbët në fund të trajtimit qysh në vizitën e parë.

Sa zgjatë trajtimi me proteza të tejdukshme?

Kohëzgjatja e trajtimit varet nga shkalla e anomalisë. Trajtimi i anomalive të lehta zgjat nga 3-6 muaj, trajtimi i anomalive mesatare zgjat 6-12 muaj, përderisa ato më të rënda nga 1 deri 2 vjet.

Cilat janë përparësitë e protezave për drejtimin e dhëmbëve?

Janë të tejdukshme dhe ju nuk vëreheni nga të tjerët që mbani proteza.

Pacienti është i liruar nga vizitat e shpeshta në krahasim me protezat fikse ortodontike.

Protezat e tejdukshme për drejtimin e dhëmbëve mundësojnë përkujdesje më të mirë për higjienën e dhëmbëve.

Ky lloj sistemi nuk e rëndon higjienën orale siç është në rastin e briketave meqë lehtësisht largohet kur pacienti dëshiron të ushqehet apo t’i pastrojë dhëmbët. Janë shumë komode dhe tërësisht të padukshme.

Mesazhi im

Me proteza të tejdukshme për drejtimin e dhëmbëve mundësohet vendosja e dhëmbëve në pozicionin më të mirë të mundshëm dhe arritja e harmonisë së nofullave mes veti, duke plotësuar kritere të larta estetike. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori