LAJMI I FUNDIT:

Filipçe: Grupet e rrezikuara do të kenë prioritet në vaksinimin kundër coronavirusit

Filipçe: Grupet e rrezikuara do të kenë prioritet në vaksinimin kundër coronavirusit

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sot realizoi takim me drejtorët e Qendrave Shëndetësore (QSH) nga i gjithë vendi, ku diskutuan për vaksinimin kundër Covid-19. Organizimi dhe zbatimi i procesit të vaksinimit kundër Covid-19 është i një rëndësie të veçantë dhe përfshin disa palë të interesuara në vend, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Pikat ekzistuese të vaksinimit në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin, spitalet dhe objektet e tjera shëndetësore do të përdoren për vaksinimin e qytetarëve, sepse ajo infrastrukturë është e vendosur mirë dhe funksionon. Çdo qendër shëndetësore do të duhet të paraqesë raport pas një inspektimi të kapaciteteve njerëzore në dispozicion të saj, si dhe një inspektim të detyrueshëm të pajisjeve teknike dhe funksionalitetit të tyre. Gjithashtu, secila Qendër Shëndetësore do të duhet të caktojë një person përgjegjës për koordinimin dhe organizimin e vaksinimit Covid-19”, tha Filipçe.

“Qendrat shëndetësore do të marrin një pyetësor ku do të duhet të deklarojnë në detaje numrin e stafit të vaksinimit, trajnimin e tyre, numrin e pikave të vaksinimit, sa ndërrime punojnë gjatë ditëve të javës dhe fundjavave, si dhe sa nga stafi morën pjesë në trajnimet për mirëmbajtjen e “ftohjes zinxhir”, tha mjekja Aleksandra Grozdanova, kryetare Komitetit të Imunizimit.


Në një prezantim video ekspert, Grozdanova u shpjegoi drejtorëve të Qendrave Shëndetësore disa segmente kryesore të procesit të vaksinimit, ruajtjes dhe shpërndarjes së vaksinës, metodën e aplikimit të vaksinës, procesin e vaksinimit, si do të planifikohet vaksinimi përmes sistemit “Termini Im”. Çdo Qendër Shëndetësore do të përgatisë një raport nga dorëzimi i vaksinës, ndërsa përmes sistemit “Termini Im” procesi i vaksinimit do të monitorohet, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Është instaluar modul i veçantë i vaksinave Covid-19, identik me atë që përdoret tani për vaksinat e tjera. Për kolegët tanë në pikat e vaksinimit, do të jetë një procedurë standarde për dhënien e një vaksine, megjithatë, sepse është një vaksinë e re, do të organizohet një trajnim arsimor”, tha Grozdanova.

Drejtorëve të qendrave shëndetësore u është thënë se fillimi i vaksinimit nuk do të nënkuptojë ulje të menjëhershme të rrezikut nga Covid-19, as presioni mbi qendrat shëndetësore nuk do të ndihej menjëherë. Grupet me rrezik të lartë për Covid-19 do të jenë prioritet për vaksinim dhe për ta vaksinimi do të rekomandohet por nuk do të jetë i detyrueshëm. Vaksinimi për Covid-19 do të jetë falas për të gjithë qytetarët, ndërsa çdo qytetar do të merr vetë vendim nëse dëshiron të vaksinohet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori