LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me 102-vjeçaren që jetoi gjatë Gripit Spanjoll, mposhti kancerin si dhe coronavirusin për të dytën herë

Njihuni me 102-vjeçaren që jetoi gjatë Gripit Spanjoll, mposhti kancerin si dhe coronavirusin për të dytën herë

E moshuara Angelina Friedman mposhti përsëri sëmundjen e COVID-19.

Kur Friedman ishte fëmijë, ajo kishte jetuar edhe gjatë Gripit Spanjoll të vitit 1918.

Gjatë gjithë jetës së saj ajo i mbijetoi kancerit, gjakderdhjes së brendshme dhe sepsës.


Në muajin prill, ajo pati mposhtur coronavirusin, një virus që ka marrë gati 1.5 milion jetë në të gjithë botën, transmeton Telegrafi.

Jetoi gjatë pandemisë së gripit spanjoll, mposhti kancerin - 101-vjeçarja së fundi fitoi luftën edhe ndaj coronavirusit
Lexo po ashtu Jetoi gjatë pandemisë së gripit spanjoll, mposhti kancerin - 101-vjeçarja së fundi fitoi luftën edhe ndaj coronavirusit

Dhe tani, 102-vjeçarja banore e New York-ut sapo luftoi përsëri sëmundjen.

Ajo i mbijetoi një diagnoze të dytë të coronavirusit, sipas vajzës së saj Joanne Merola.

“Nëna ime e pamposhtur doli negative”, u shpreh Merola.

Friedman ishte diagnostikuar për herë të parë me coronavirus gjatë muajit mars, sipas CNN.

Në atë kohë, ajo kaloi një javë në spital para se të kthehej për t’u izoluar në dhomën  e saj. E moshuara doli më në fund negative më 20 prill.

Në fund të muajit tetor, Merola mori një telefonatë nga shtëpia e të moshuarve, për t’i treguar asaj se e ëma i kishte dalë përsëri pozitive me coronavirus.

“Ajo kishte simptoma, ethe, kollë të thatë”, tha Merola.

“Ata menduan se ajo mund ta kishte gjithashtu edhe gripin”, shtoi e bija.

Merola merrte informata të përditshme për gjendjen e nënës së saj, deri më 17 nëntor kur mori lajmin se Friedman kishte rezultuar negative. /Telegrafi/