LAJMI I FUNDIT:

Zbardhet skema e ekzekutimit të policit të FNSH-së, Prela u vra në një pritë, në orët e para të mëngjesit

Zbardhet skema e ekzekutimit të policit të FNSH-së, Prela u vra në një pritë, në orët e para të mëngjesit

Një efektiv policie i forcave të FNSH-së në Shkodër është ekzekutuar me armë zjarri mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Milot, në zonën e Gajushit.

Xhulio Prela, 26 vjeç, nga Rrila e Lezhës ka qenë duke lëvizur me makinë në momentin që është ekzekutuar me armë zjarri rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm.


Pas ekzekutimit të Prelës, makina tip “Volkswagen” ka ecur për 300 metra dhe më pas ka dalë jashtë rruge duke përfunduar në një parcelë aty pranë. Ai është qëlluar me pistoletë TT duke marrë një plumb në pjesën e gjoksit, që ka qenë fatale për të.

Xhulio Prela po udhëtonte i vetëm me makinën e tij tip “Volkswagen” drejt Lezhës. Ai po kthehej nga aeroporti i Rinasit ku kishte dërguar disa të afërm, por që gjatë rrugës në aksin Milot-Lezhë, një person me një dritë në dore që ishte në anë të rrugës i ka bërë shenje që të ndalonte.

Në atë moment 26-vjeçari është ndaluar dhe ka hapur xhamin e makinës ky dyshohet se është konfliktuar me personin në fjalë. Në momentin kur ka tentuar të largohet efektivi i policisë është qëlluar me armë zjarri nga një tjetër person, që ndodhej në një tjetër makinë, ku njëri nga plumbat e ka prekur në pjesën e gjoksit dhe ka humbur kontrollin e makinës dalë jashtë rruge, duke përfunduar në një parcelë rreth 300 metra larg vendit ku është qëlluar, transmeton Syri.

Deri tani janë shoqëruar 15 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Gjatë kontrollit të hetuesve në vendin e ngjarjes janë zbuluar 3 gëzhoja armë zjarri. Prela nuk njihej si problematik.

Vritet me armë zjarri një polic në Shqipëri
Lexo po ashtu Vritet me armë zjarri një polic në Shqipëri

Prela, me origjinë nga Puka ishte student në Akademinë e Policisë Tiranë në vitin e 3-të. I ndjeri ka punuar dy vite në Komisariatin e Policisë Lezhë, ndërsa prej një viti ishte transferuar në FNSH-në Shkodër.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori