LAJMI I FUNDIT:

Shkup, në covid-qendrat brenda 24 orëve janë pranuar 43 pacientë

Shkup, në covid-qendrat brenda 24 orëve janë pranuar 43 pacientë

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit në qendrat-kovid në Shkup janë shtrirë 43 pacientë për shkak të komplikimeve me coronavirus. Në repartet infektive në kryeqytet aktualisht po trajtohen 443 persona të diagnostikuar ose të dyshuar për Covid-19.

Brenda 24 orëve, në klinikat interne janë pranuar 21 persona, edhe atë në TBC ka pasur pesë pacientë të pranuar, tre pacientë janë pranuar në Klinikën e Neurologjisë, dy në Klinikën e Dermatologjisë, katër në Klinikën e Nefrologjisë, katër në Klinikën e ORL-së dhe një tre në Klinikën për Sëmundje të Syve.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në Spitalin “8 shtatori” janë pranuar 9 pacientë të ri me Covid-19, shtatë janë
pranuar edhe në Klinikën Infektive në Shkup.


“Edhe përkundër numrit të lartë të pacientëve të pranuar gjatë ditës së djeshme, sot deri në ora 8 ka pasur 50 vende të lira, ndërsa presim që gjatë ditës së sotme të regjistrohen pacientë të shëruar dhe të lirohen vende shtesë në Klinikën Infektive dhe Spitalin ‘8 Shtatori’”, thonë nga MSH./Telegrafi/