LAJMI I FUNDIT:

Evropa jo në një ‘situatë të qëndrueshme’ sa i përket përballjes me coronavirusin – thotë OBSH

Evropa jo në një ‘situatë të qëndrueshme’ sa i përket përballjes me coronavirusin – thotë OBSH

Epidemia COVID-19 mbetet “e brishtë” në të gjithë rajonin evropian, tha të enjten Organizata Botërore e Shëndetësisë, ndërsa rastet rriten në Evropën Qendrore, Ballkan dhe Kaukaz.

“Ne nuk mund të themi se jemi në një situatë të qëndrueshme në të gjithë rajonin për momentin”, ka thënë Dr. Catherine Smallwood nga Programi i Emergjencave Shëndetësore të OBSH-së në një konferencë për shtyp, përcjell Telegrafi.

Rajoni evropian i OBSH-së, përbën 40% të rasteve globale, tha Dr. Hans Kluge, drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën, duke paralajmëruar se rastet në rritje në Evropën Qendrore dhe Jugore ishin “shqetësuese”.


Sipas të dhënave, shkruan Euronews, Gjeorgjia, Serbia, Luksemburgu dhe Kroacia kanë numrin më të lartë kumulativ të rajonit të rasteve me COVID-19 për 100,000 banorë, në dy javët e fundit.

Në këtë drejtim, Dr. Kluge theksoi se duhej të kishte kufizime në tubimet e mëdha, duke përmendur edhe “tubimet fetare si funeralet masive”.

Ndryshe, sipas Euronews, vendet e Evropës Perëndimore po shohin përmirësime me shtrimet në spital në vendet që sollën masa të ashpra për të luftuar virusin, me disa që planifikonin të dilnin nga bllokimet përpara sezonit të festave.

Por ekspertët në OBSH paralajmëruan se COVID “nuk është zhdukur” dhe “nuk do të zhduket”.

“Gjatë periudhave të pushimeve të Krishtlindjeve dhe dimrit ka një potencial, një potencial shumë real që ai të bëhet edhe më shumë një problem ndërsa njerëzit përpiqen të mblidhen”, ka paralajmëruar Dr Smallwood në konferencë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Turqia
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë
Zelensky beson se lufta në Ukrainë mund të përfundojë në vitin 2025

Zelensky beson se lufta në Ukrainë mund të përfundojë në vitin 2025

Botë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Kalo në kategori