LAJMI I FUNDIT:

Karantimi në Itali ka dhënë rezultate, situatë më e mirë epidemiologjike – nga viti i ardhshëm fillon vaksinimi masiv falas

Karantimi në Itali ka dhënë rezultate, situatë më e mirë epidemiologjike – nga viti i ardhshëm fillon vaksinimi masiv falas

Aplikimi i karantimit rajonal në Itali, përkatësisht “zonave të kuqe” me masa të rrepta anti-COVID, kanë dhënë rezultate, pasi që situata epidemiologjike është më e mirë, ka bërë të ditur drejtori i përgjithshëm i Repartit për Preventivë pranë Ministrisë së Shëndetësisë, Giovani Reza.

Në Itali gjatë shtatë ditëve të fundit ka filluar të bie numri i rasteve të reja me coronavirus, e gjatë 24 orëve të fundit në total janë regjistruar 19.350, e 785 tjerë kanë humbur jetën, transmeton Telegrafi.


Reza ka shpjeguar se numri i viktimave të coronavirusit do të rritet edhe për pak ditë, ndërsa ata persona që po humbin jetën janë pacientë që janë infektuar para vënies së masave të kufizimit, pasi që nga momenti i infektimit e deri te shfaqja e simptomave të rënda – në varësi te dikush kërkojnë 30 ditë.

E kreu i Institutit të Virologëve, Silvio Brusaferro, ka konfirmuar se situata epidemiologjike është më e mirë sesa dy javë më parë. Faktori RT që është indikator i shpejtësisë së përhapjes së coronavirusit ka rënë dukshëm, në veçanti në rajonet ku gjatë dy javëve të fundit kanë qenë në “zonat e kuqe”.

Megjithatë, ai thekson se nuk ka arsye që qytetarët të jenë më të qetë, sepse përqindja e rasteve të reja krahasuar me numrin e të testuarve është ende e lartë. Qeveria italiane po përgatitet për masat e reja që do të jenë në fuqi nga 4 dhjetori e deri më 7 janar.

Sipas mediave italiane bëhet fjalë për një sërë kufizimesh, para se gjithash orë policore nga 22:00 deri në 5 të mëngjesit dhe do të vlejë edhe për Krishtlindje dhe natën e Vitit të Ri, ku do të ndalohet lëvizje nga një rajon në tjetrin – derisa mesha e Krishtlindjes do të mbahet në ora 18:00 e jo siç praktikohej tradicionalisht në mesnatë.

Në anën tjetër, është bërë e ditur se në këtë vend do të fillojë vaksinimi falas me vaksinë anti-COVID. Italia planifikon që nga fillimi i vitit të ri të fillojë programin e vaksinimit masiv të banorëve, ku prioritet do të kenë personat e moshuar dhe personeli shëndetësorë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Botë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Ushtria amerikane publikon videon misterioze

Ushtria amerikane publikon videon misterioze "Ghost in the Machine" për rekrutimin e ushtarëve të njësisë speciale

Botë
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Kalo në kategori