LAJMI I FUNDIT:

Podujevë, shkon në 35 numri i personave që kanë humbur betejën me coronavirusin

Podujevë, shkon në 35 numri i personave që kanë humbur betejën me coronavirusin
Bedrije Rama

Në Komunën e Podujevës ka një numër të madh të rasteve aktive me coronavirus.

Epidemiologia Bedrije Rama thotë për RTV Dukagjinin, se aktualisht në këtë komunë janë 461 raste aktive me COVID-19 derisa 35 persona kanë humbur jetën në përballje me Pandeminë.


Gjatë 24 orëve të fundit në këtë komunë janë shënuar dy raste të vdekjeve për të cilët epidemiologia thotë se kanë pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese.

Epidemiologia thotë se presin shtim të rasteve pas zgjedhjeve në Podujevë.

Ajo thotë se zakonisht rastet paraqiten pesë deri shtatë ditë pas kontaktit me virusin.

“Një javë pas fushatës pritet të shihet nëse do të ketë shtim të rasteve me coronavirus”.

Rama thotë se për fatë të mirë Podujeva ka kapacitete për të pranuar pacientë me coronavirus dhe situata është nën kontroll./Telegrafi/