LAJMI I FUNDIT:

Shpend Ahmeti ndan 170 mijë euro për artistët që janë prekur nga kriza e COVID-19

Shpend Ahmeti ndan 170 mijë euro për artistët që janë prekur nga kriza e COVID-19

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, se ka ndarë një shumë nga Komuna e Prishtinës, për të mbështetur kulturën.

I pari i Prishtinës bën me dije se janë ndarë 170 mijë euro në dispozicion, për të përkrahur artistët që janë prekur nga kriza ekonomike, e shkaktuar nga pandemia globale COVID-19.

Ahmeti ka bërë të ditur se mbështetje ekonomike vlen për artistët e fushave të ndryshme, që nuk kanë asnjë të hyrë që nga pandemia.


Shpend Ahmeti (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Ky është statusi i tij i plotë:

“Sot është marr vendimi për ndarjen e 170 mijë eurove për projekte të kulturës. Në këtë kohë pandemie edhe projektet e kulturës, apo më mirë me thënë artistët kanë pësuar nga mungesa e mundësive, shfaqjeve, ekspozitave e koncerteve. Prandaj ndihma për projekte është e domosdoshme.

Gjatë ditëve të ardhshme do të hapet edhe një thirrje për artistë të fushave të ndryshme të Komunës së Prishtinës të cilët nuk kanë asnjë të hyrë dhe të cilët janë goditur nga kriza e pandemisë. Për të gjithë ata që i përmbushin kushtet, Komuna do të ndajë nga një subvencion. Vlera e subvencionit do të varet nga numri i aplikantëve që kalojnë kriteret. Të gjitha detajet do të jenë të ditura ditëve në vijim.

Artistët janë kategoria e radhës që gjen mbështetje te komuna. Politikat tona gjatë pandemisë po mundohen që të përfshijnë të gjitha kategoritë. E kuptojmë se shumat mund të mos jenë të mëdha por po mundohemi që krejt çka kemi ti japim për qytetarët tonë pa përjashtime.

Bashkë do të ja dalim edhe kësaj sfide”, ka shkruar Shpend Ahmeti në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes

Magazina
Pas gjithë asaj buje, Joz Marku 'ndjek' llogarinë e Gjestit në Instagram

Pas gjithë asaj buje, Joz Marku 'ndjek' llogarinë e Gjestit në Instagram

Magazina

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Alaudini zbulon misterin e famshëm të nominimit Drilon-Gjesti: Votat e diasporës bënë diferencën dhe e larguan Gjestin nga gara

Alaudini zbulon misterin e famshëm të nominimit Drilon-Gjesti: Votat e diasporës bënë diferencën dhe e larguan Gjestin nga gara

Magazina
Kalo në kategori