Kuvendarëve të Prizrenit, të cilët kanë kremtuar festat e 28 Nëntorit pa i respektuar masat anti-COVID, u ka kushtuar me gjobë nga policia.
Policia dhe inspektorët, përveç që i kanë gjobitur, kuvendarëve ua kanë prishur edhe ahengun.
Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj tha se rasti i kuvendarëve është lajmëruar nga një qytetar.
“Një qytetar ka lajmëruar policin për një aheng. Policia dhe inspektorët kanë dal në vendngjarje dhe pasi kanë shqiptuar gjoba për secilin i kanë shpërndarë të gjithë të tubuarit”, tha Osmanollaj për “PrizrenPress”.
Mbi dhjetë kuvendarë të Prizrenit kanë festuar 28 Nëntorin. Mënyrën e festimit e kanë bërë publike vetë ata pa vënë re se nuk kanë respektuar as masat bazë kundër coronavirusit.
Në Facebook, njëri nga kuvendarët nga Partia Demokratike e Kosovës ka publikuar tri fotografi.
Megjithatë i njëjti më pas i ka fshirë ato nga faqja e tij.
Kuvendarëve u ka prirë kryesuesi i tyre, Sulltan Badalli, i cili vjen nga PDK-ja e që drejton Kuvendin e Komunës së Prizrenit.
Asamblistët Ilir Baldedaj nga AAK, Getoar Besimi nga PDK, Adem Shabanaj nga LVV, Karanfil Haxhillari nga LVV, Kastriot Krasniqi nga PDK, Qemal Krasniqi nga LDK, Haziz Hodaj nga LDK, Bardhi Avdaj nga PDK, e të tjerë, janë mbledhur në një tavolinë krah për krah pa distancë sociale e në një ambient të mbyllur.
Aty nuk ka munguar as zyrtarë të tjerë nga Kuvendi, një prej të cilëve është Hamdi Bilurdagu.
“Urime 28 nëntori nga Kuvendarët e Komunës së Prizrenit”, shkruhet në mbishkrimin e fotografive ku ata shihen të hareshëm nën tingujt e muzikës e muzikantët ngjitur me ta në tavolinë.
Ky veprim është kritikuar edhe nga kolegët e tyre, të cilët nuk kanë marrë pjesë në këtë festë.
“Kolegët e mi asamblistë u bashkuan mbrëmë privatisht, ilegalisht dhe kundërligjshëm “për të bashkëvuajtur” me qytetarët në këtë kohë pandemie”, shkruan kuvendarja e VV-së, Mimoza Bushrani.
“Fotot u publikuan në rrjetet sociale nga vetë ata, por që u fshinë më pas kur Inspektorati dhe Policia ua prishi ndejën, i gjobiti dhe i përcolli për në shtëpitë e tyre”, përfundon Bushrani.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj