LAJMI I FUNDIT:

Selimi: Çdo proces ku janë të përfshirë të gjithë hisedarët e sistemit të drejtësisë do të jetë më lehtë i zbatueshëm

Selimi: Çdo proces ku janë të përfshirë të gjithë hisedarët e sistemit të drejtësisë do të jetë më lehtë i zbatueshëm

Ministri i Drejtësisë, Selim Selim, sot ka mbajtur një takim me Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor, Skender Çoçaj dhe atë të Këshillit Prokurorial, Bahri Hyseni, ku kanë diskutuar për hapat e veprimit drejt finalizimit të draftit të parë të Strategjisë që del nga procesi i Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit.

Gjatë këtij takimi, është dakorduar që ekipet e Ministrisë së Drejtësisë dhe dy këshillave KGJK-së dhe KPK-së, të takohen për t’i adresuar komentet dhe për të finalizuar rekomandimet që përfshihen në Strategji.

“U dakoruam që të hartojmë planin e veprimit së bashku me hisedarët e drejtësisë, i cili duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe i zbatueshëm, përmes së cilit do të adresohen sfidat e sistemit gjyqësor dhe atij prokurorial”, tha Selimi.


Në këtë takim është diskutuar edhe për adresimin e komenteve që kanë të bëjnë me finalizimin e Projektligjit për Gjykatën Komerciale, si dhe për ndryshimet e nevojshme legjislative të sistemit prokurorial.

Ministria e Drejtësisë, javën e kaluar ka prezantuar draftin e parë të konsoliduar të pjesës narrative dhe planeve të veprimit të Projekt Strategjisë Sektoriale të Sundimit të Ligjit.

Ndërsa kryesuesit e KGJK-së dhe KPK-së,  Çoçaj dhe  Hyseni, shprehën gatishmërinë e të dy këshillave për bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, me qëllim që përmes procesit të rishikimit funksional si dhe avancimit të legjislacionit të adresohen sfidat e sistemit gjyqësor dhe atij prokurorial.

Grupi Punues për Hartimin e Projekt Strategjisë Sektoriale të Sundimit të Ligjit e kryesuar nga Ministria e Drejtësisë, përbëhet nga përfaqësues të KGJK-së, KPK-së, Akademisë së Drejtësisë, Zyrës se Kryeministrit, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Financave dhe akter të tjerë vendor dhe ndërkombëtar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Kalo në kategori