Njujorkezët po rezervohen pasi COVID-19 ka shkaktuar vështirësi financiare për shumë njerëz këtë sezon festash. Për shkak të pandemisë dhe vështirësive financiare, analistët e tregut thonë se njerëzve do t’u duhet të shpenzojnë më shumë këtë vit, ndërkohë që do të ketë produkte më të pakta në treg.
Blerjet për stinët e festave kanë filluar në qytetin e Nju Jorkut, pavarësisht rritjes së rasteve të COVID-19. Shumë dyqane vazhdojnë të jenë të hapura.
Analistët thonë se numri i mallrave në treg do të jetë i ulët dhe blerësit do të paguajnë më shumë për dhuratat, pasi bizneseve u është dashur të bëjnë shkurtime gjatë pandemisë.
“Unë mendoj se këto janë festat e para prej kohësh ku kërkesa do të tejkalojë ofertën, dhe kjo do të thotë të mos presim shumë ulje çmimesh. Pra, nga perspektiva e konsumatorit, furnizimi do të jetë i mangut. Po kështu edhe oferta. Nga perspektiva e shitësve, mendoj se të gjithë duhet të presim që shitjet mund të zhgënjejnë, por fitimet ndoshta do të jenë më të mira nga ç’kemi parë prej kohësh”, thotë Simeon Siegel, analist i shitjeve në kompaninë BMO Capital Markets.
Siegel gjithashtu thotë se blerësit nuk duhet të presin zbritje të madhe të çmimeve, pjesërisht pasi shitësit me pakicë përpiqen të shmangin turmat e mëdha që nuk do të ruajnë distancën fizike.
Rritja e numrit të infektimeve nga COVID-19 dhe përfundimi i asistencës financiare, kanë ulur shpenzimet e amerikanëve. Rritja e shitjeve me pakicë është më e ulëta që nga pranvera, kur pandemia detyroi mbylljen e dyqaneve, kinemave, restoranteve dhe ambienteve të punës.
Shumica e fitimeve janë nga sektorë që tregojnë se si pandemia ndryshoi shpenzimet e amerikanëve. Shitjet janë rritur për materiale ndërtimi për shtëpitë dhe kopshtin, si dhe në dyqanet e pajisjeve shtëpiake dhe elektronike. Këto kanë të ngjarë të reflektojnë rinovimet e shtëpive dhe blerjet e kompjuterëve për punën nga shtëpia dhe shkollimin e fëmijëve në distancë.
Në rrugët e Manhatanit, disa banorë kanë dalë për të bërë pazar.
Debbie McIndoe ka pesë fëmijë dhe thotë se ajo ende po përpiqet të gjejë një mënyrë për të blerë dhurata për Krishtlindje. Ajo dikur kishte një restorant që u mbyll.
“Paratë janë të pakta. Të gjithë janë në shtëpi dhe askush nuk po gjen punë tani. Ekonomia nuk është aq mirë. Shpresojmë që të ndryshojë”, thotë McIndoe.
Jason Westerkon thotë se ai po përpiqet të shmangë qëndrimin e gjatë në dyqane duke e përcaktuar që më parë se çfarë do të blejë para se të hyjë në dyqan.
“Mendoj se tani është ndryshe. Unë duhet të di paraprakisht se çfarë duan familja ime dhe të dashurit e mi, sepse unë nuk mund të shkoj të shikoj dhe të endem nëpër dyqane”, thotë Westerkon.
Ilana Habibi po merr disa masa paraprake për COVID-19, por gjithsesi duke shpenzuar para.
“Lëviz me maskë. Jam shumë e kujdesshme për të mos prekur asgjë. Është shumë e vështirë të blesh në këtë mënyrë, por gjithsesi kam arritur të shpenzoj shumë para”, thotë Habibi.
Ambrosia Glisson ndan shqetësimin financiar të shumë njerëzve këtë vit, ndërsa i duhet të blejë dhurata për të dashurit e saj.
“Është ndryshe sepse nuk kam para këtë vit, kështu që në të vërtetë nuk po bëj ndonjë pazar. Kryesisht thjesht përgatis dhurata dhe kartolina për miqtë dhe familjen time, sepse paratë janë shumë të pakta”, thotë Glison.
Shumë vitrina përgjatë Bulevardit 5 reflektojnë realitetin e pandemisë, ndërsa manekinët presin të radhitur me rroba të buta dhe të rehatshme. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” – vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?
Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?
Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj