LAJMI I FUNDIT:

Daka: Në orën 21:00 dalim me rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Podujevë dhe në Mitrovicën Veriore

Daka: Në orën 21:00 dalim me rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Podujevë dhe në Mitrovicën Veriore

Pas mbylljes së vendvotimeve në Podujevë, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se pritet që brenda dy orëve të dalin me rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Podujevë dhe në Mitrovicën Veriore.

“Duke marrë parasysh se nuk ka shumë vendvotime dhe kandidatë ka pak, ne presim që diku rreth orës 21 të dalim me rezultate preliminare”, ka thënë Daka.

Sipas KQZ-së, në Podujevë kanë votuar 40.51 për qind e votuesve, 7 për qind më pak se në zgjedhjet e vitit 2017.


Ndërkaq në Mitrovicën e Veriut kanë dalë për të votuar 39.41 për qind e votuesve.

“Deri në orën 15:00 dalja në zgjedhje  ka qenë 29.76 për qind, apo 26 mijë votues nga 87 mijë e 381. Në vitin 2017 dalja në zgjedhje ka qenë 31 për qind. ”, është shprehur Daka.

“Në Mitrovicën e Veriut dalja në zgjedhje deri në orën 15:00 është 30.3 përqind, apo shtatë mijë e 62 qytetarë. Dalja në zgjedhje në vitin 2017 në këtë komunë ka qenë 29 përqind deri në orën 15:00”, tha Daka./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Kalo në kategori