LAJMI I FUNDIT:

​Tetë vite nga shpallja e pafajësisë së Ramush Haradinajt

​Tetë vite nga shpallja e pafajësisë së Ramush Haradinajt

Tetë vite më parë, më 29 nëntor 2012, Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, ka shpallur të pafajshëm Ramush Haradinajn, Lahi Ibrahimaj dhe Idriz Balaj. Vendimi i Gjykatës së Hagës liroi nga të gjitha akuzat ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Vendimi i rigjykimit të pjesshëm që zhvillohej me akuzën për “vrasje, torturë dhe trajtim mizor, si krime që bien ndesh me ligjet dhe zakonet e luftës” u lexua nga gjykatësi i rastit, Bakone Justice Moloto.

Qytetarë të shumtë ndoqën seancën drejtpërdrejt në shesh, përmes ekraneve gjigande dhe pritën me brohoritje e fishkekzjarre vendimin e Gjykatës së Hagës për lirimin e shumëpritur të ish-komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinaj. Ndërsa vet Haradinaj dhe shokët u pritën si heronj në qendër të Prishtinës nga mijëra qytetarë, në një organizim të Shoqatave të dala nga Lufta e UÇK-së.


Ben Emerson, avokat i Ramush Haradinajt në një konferencë për mediat pat deklaruar se ish-prokurorja e Gjykatës së Hagës, Carla Del Ponte duhet t’i kërkoj falje Ramush Haradinajt.

Ndërsa vet Haradinaj, në një deklaratë dhënë Radio Dukagjinit, është shprehur: “Prej sot shpirti im i takon dhe është i përkushtuar për t’i shërbyer popullit të Kosovës. E kaluara është e kaluar dhe ne duhet të shikojmë nga e ardhmja. Ne duhet të punojmë më shumë për ta ndërtuar një shtet të vërtetë demokratik, ku mbizotëron rendi dhe ligji dhe që do t’u shërbej të gjithë qytetarëve tanë. Ajo çka Beogradi apo kushdo tjetër thotë për fajësinë time është jo relevante. Proceset politike duhet të vazhdojnë. Gjatë viteve në vijim do të ketë shumë mundësi për ta trajtuar dështimin e Tribunalit të Hagës. Tani, fokusi im i vetëm janë njerëzit e popullit tim dhe institucionet qeverisëse”.

Lirimin e kishin përshëndetur edhe presidentja e atëhershme Jahjaga dhe kryeministri Thaçi.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori