LAJMI I FUNDIT:

LVV: Vëzhguesi mban maskë me numrin e kandidatit të LDK-së

LVV: Vëzhguesi mban maskë me numrin e kandidatit të LDK-së

Lëvizja Vetëvendosje në Podujevë ka akuzuar një vëzhgues të LDK-së se ka mbajtur në maskë numrin e kandidatit për kryetar komune, Nexhmi Rudarit.

Nga LVV thonë se “Në shkollën Naim Frashëri të Podujevës, një vëzhgues nga radhët e LDK-së është parë duke mbajt maskën me numër të kandidatit për kryetar të kësaj komune, Nexhmi Rudari”.

“Një sërë parregullsish të tilla janë evidentuar që në orët e para të mëngjesit, prej se ka filluar procesi zgjedhor. Sipas qytetarëve LDK po tejkalon të drejtat e përcaktuara me rregulloren e KQZ-së në mënyrë që të dal sa më mirë në rezultatin e këtyre zgjedhjeve”, shkruhet në njoftimin e LVV.