Kosova me aktivitete të ndryshme ka shënuar ditën e shtetit shqiptar, daljen publike të UÇK-së, si dhe ditëlindjen e Adem Jasharit.
Institucionet organizuan aktivitete të ndryshme, ndërsa, një pjesë e qytetarëve dolën në sheshet e Prishtinës për ta kremtuar këtë ditë.
Në sheshe kishte një numër të madh të qytetarëve, megjithatë, për shkak të pandemisë, aty nuk kishte këngë e valle për shkak të rrethanave të krijuara nga pandemia Covid-19.
Qytetarët që u panë në sheshe, thanë se duhet të kenë kujdes. Disa nuk besojnë që ka virus, ndërsa, të tjerët ankohen pse nuk kishte organizime sikurse viteve tjera në sheshet e kryeqytetit.
Idriz Pllana ka thënë se pandemia ka zbehur këtë festë pasi qytetarët po frikësohen nga pandemia, megjithatë, shton se preventiva është e mirë.
“Pandemia e ka zbehë çdo festë, qoftë fetare, qoftë kombëtare, të gjitha i ka zbehë shumë. Njerëzit po frikësohen shumë, por edhe duhet me u ruajte, me pas kujdes, preventivë është gjithmonë e mirë”, ka thënë Pllana.
Ndërsa, një qytetar tjetër, Nexhmedin Llapashtica ka thënë se nga pandemia ka pasur një zbehje. Sipas tij, qytetarët kanë nevojë për liri dhe se nuk është cenim nëse dalin ata në sheshe.
“Populli jonë nuk e beson se ka pandemi, andaj zbehja po duket se e ka zbehë 30 për qind më shumë. Njerëzit janë të etshëm për liri, për mu kënaq, prandaj edhe kanë dal. Mendoj se nuk është cenim i asaj kur fëmija dhe familja dalin 5 minuta këtu”, ka thënë Llapashtica.
E një qytetarë tjetër, Shukri Retkoceri ka thënë se këtë vit festa nuk është në nivel të kënaqshëm, dhe se edhe pse janë marrë masa, pra rastet po rritën çdo ditë.
Ai ka thënë se qytetarët duhet të dalin ta festojnë këtë festë, ndërsa shton se është dashtë të organizohen edhe aktivitetet të tjera.
“Është njëfarë feste jo bash qysh duhet me kanë. Nuk e di, masat sa më shumë t’i shtrëngojnë, masat kundër virusit, rastet po lajmërohen gjithherë më të mëdha, njerëzit po vdesin më shumë, kështu që duhet me e festu këtë festë. Ka qenë dashtë më mirë me u festua, ka qenë dashtë disa aktivitete tjera”, ka thënë Retkoceri.
Ajet Sumaj thotë se për shqiptarët nuk ka virus kur flitet për festa të tilla dhe se duhet të dalin të gjithë të festojnë.
“S’ka pandemi për shqiptarët po e shihni edhe vet sa njeri është dal këtu. Janë dal fëmijë, gra, burra, kjo është festë e çdo shqiptari dhe nuk mundet me e ndal as kuvendi as asgjë hiç, për këtë këna hjekë ne”, ka thënë Sumaj.
Qytetarët e Kosovës më 28 Nëntor festojnë pavarësinë e Shqipërisë, daljen publike të UÇK-së, si dhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker