LAJMI I FUNDIT:

Mesazhi i presidentit të FFK-së, Agim Ademi për 28 nëntorin

Mesazhi i presidentit të FFK-së, Agim Ademi për 28 nëntorin

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka dalë me një mesazh urimi për festën e flamurit.

I pari i shtëpisë më të madhe të futbollit kosovar ka uruar të gjithë për ditën e flamurit kombëtar.


Të nderuar krerë të institucioneve shtetërore,

Familje të heronjve e të dëshmorëve, invalidë e veteranë të luftës,…

Posted by Federata e Futbollit e Kosovës – Football Federation of Kosova on E premte, 27 Nëntor 2020

Më poshtë mesazhi i plotë i presidentit Agim Adem:

Të nderuar krerë të institucioneve shtetërore, Familje të heronjve e të dëshmorëve, invalidë e veteranë të luftës, veprimtarë të çështjes kombëtare;

Të nderuar drejtues të klubeve, futbollistë, trajnerë, ish-udhëheqës të sportit, ish-futbollistë, gjyqtarë, anëtarë të FFK-së, Dardanë e tifozë të klubeve, sponsorë e donatorë;

Të nderuar qytetarë të Kosovës!

Sot e festojmë 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit Kombëtar, Ditëlindjen e Komandantit Legjendar, Adem Jashari dhe daljen e parë publike të UÇK-së!
28 Nëntori është njëra nga ditët më të rëndësishme dhe më të ndritshme të kombit shqiptar. Historia e popullit tonë është me vuajtje e sakrifica, por edhe përplot bujari e krenari.

Në këtë ditë të veçantë kujtojmë dhe nderojmë të gjithë atdhetarët, heronjtë dhe dëshmorët që nga periudha e rilindasve tonë e deri te lufta e lavdishme e UÇK-së, të cilët punuan dhe luftuan deri në flijim për ruajtjen e identitetit të kombit shqiptar.

Kjo festë ka qenë dhe mbetet një vlerë e patjetërsueshme e kombit shqiptar. Kjo ditë na bashkon si komb, duke na e rikujtuar sakrificën e shumë gjeneratave nëpër shekuj për liri. Njëherësh kjo festë i frymëzon dhe i motivon brezat e rinj për atdhedashuri.

Situata me pandeminë ka bërë që kjo festë të festohet ndryshe nga vitet e kaluara, por ne si popull edhe në rrethanat më të vështira kemi ditur ta ruajmë traditën e kësaj feste dhe ta shprehim dashurinë ndaj flamurit kombëtar.

Prandaj, më lejoni që të ju uroj përzemërsisht të gjithëve 28 Nëntorin, me urimin për shëndet dhe realizim të aspiratave tona si popull i lashtë, me shpresë e besim se e ardhmja e kombit tonë do të jetë e ndritshme dhe si pjesë e përbashkët e familjes së shteteve evropiane.

Lavdi e përjetshme të gjithë veprimtarëve dhe të rënëve për lirinë e kombit shqiptar!

Zoti e bekoftë kombin shqiptar!

Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori