LAJMI I FUNDIT:

Trump thotë se vaksinimi pritet të fillojë në dy javët e ardhshme, rregullatori shëndetësor thotë se autorizimi do të kërkojë kohë

Trump thotë se vaksinimi pritet të fillojë në dy javët e ardhshme, rregullatori shëndetësor thotë se autorizimi do të kërkojë kohë

Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë një fjalimi virtual në Ditën e Falënderimeve drejtuar trupave amerikane, ka deklaruar se shpërndarja e vaksinave do të mund të fillojë gjatë javës së ardhshme ose në javën pas saj.

“E gjithë bota po vuan nga kjo pandemi e jashtëzakonshme, jo vetëm ne, por e gjithë bota”, u shpreh ai, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.


“Ne jemi duke e rrumbullakosur kurbën, vaksinat do të fillojnë të aplikohen gjatë javës së ardhshme si dhe javën pas saj. Do të vaksionohen punonjësit e linjës së frontit, të moshuarit, mjekët dhe infermierët”, ka thënë Trump.

Presidenti amerikan, vazhdoi duke potencuar se dy kompani tashmë i kishin publikuar rezultatet, derisa priten edhe disa të tjera.

Ndërkohë, Administrata e Ushqimit dhe e Barnave në SHBA ka planifikuar një takim të panelit të saj të jashtëm këshillimor më 10 dhjetor, për të diskutuar aplikimin e kompanisë Pfizer për autorizimin e përdorimit emergjent.

Drejtori i FDA-së për sa i përket Vlerësimit dhe Kërkimit të Biologjikëve, Peter Marks, tha se vendimi për përdorimin emergjent do të ndodhte disa javë më pas.

“Do të jetë çështje javësh. Mund të ndodh me ditë ose javë. Unë nuk mund t’ju jap një datë të saktë se kur do ta kemi një autorizim të përdorimit emergjent, sepse duhet ta kryejmë punën si duhet”, ka potencuar Marks. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Japonia dhe Brazili bien dakord të mbrojnë pyjet tropikale të Amazonës

Japonia dhe Brazili bien dakord të mbrojnë pyjet tropikale të Amazonës

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori