LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Nuk jeni vetëm, e gjithë Kosova është me ju

Berisha: Nuk jeni vetëm, e gjithë Kosova është me ju
(Foto: basketbolli.com)

Dardan Berisha përkundër dëshirës së madhe, nuk ka mundur t’i bashkohet Kosovës për dy ndeshjet ndaj Sllovakisë dhe Islandës.

Berisha ka qenë lider i Kosovës dhe gjithmonë ka dhënë maksimumin për Dardanët, megjithatë, e kishte të pamundur të ishte prezent në këto dy ndeshje shumë të rëndësishme.


Basketbollisti pejan sidoqoftë ka dhënë mbështetjen e tij për lojtarët e Kosovës, që sonte, si gjithmonë do të japin maksimumin në parket.

“Dëshira ishte e madhe të jem sonte me ju. Të luajmë siç kemi luajtur gjithmonë. Të luftojmë siç kemi luftuar gjithmonë. Të japim maksimumin siç kemi dhënë gjithmonë. Të jemi të bashkuar siç kemi qenë gjithmonë. Megjithatë, jam i bindur se do të jepni gjithçka nga vetja për fanellën e Kosovës.

Dita e ndeshjes, Kosova luan kundër Sllovakisë në Bratislavë
Lexo po ashtu Dita e ndeshjes, Kosova luan kundër Sllovakisë në Bratislavë

“Angazhimi nuk ka munguar asnjëherë dhe besoj se nuk do të mungoj as sonte. Sonte nuk jeni vetëm. E gjithë Kosova sonte do t’i ketë sytë nga ju. Ju uroj shumë fat dhe shpresoj në rezultate pozitive në të dyja ndeshjet”.

“Forca djem, Forca Kosova, Forca Dardanë”, ishte mesazhi i Dardan Berishës.

Kosova sonte do të përballet me Sllovakinë nga ora 19:00, kurse më 28 nëntor nga ora 16:00 me Islandën.

Ndeshjet janë të vlefshme për parakualifikimet evropiane për Kupën e Botës 2023, ku Kosova është lidere me katër pikë, Sllovakia dhe Islanda kanë nga tri dhe Luksemburgu dy.

Në trend Sport

Më shumë
E mposhti, por meçi me Furyn e ka lënë me pasoja të rënda Usykun

E mposhti, por meçi me Furyn e ka lënë me pasoja të rënda Usykun

Boks
U cilësua si “meçi i shekullit”: Nga sa para fituan Fury dhe Usyk nga kjo përballje?

U cilësua si “meçi i shekullit”: Nga sa para fituan Fury dhe Usyk nga kjo përballje?

Boks
E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

Boks
Kloppi gati sa nuk shpërtheu në lot me gjestin fantastik të lojtarëve të Liverpoolit

Kloppi gati sa nuk shpërtheu në lot me gjestin fantastik të lojtarëve të Liverpoolit

Premier League
Zbulohen fjalët e para që Tyson Fury ia tha Usykut pas përfundimit të meçit

Zbulohen fjalët e para që Tyson Fury ia tha Usykut pas përfundimit të meçit

Boks
Deklarata skandaloze e Tyson Furyt menjëherë pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk

Deklarata skandaloze e Tyson Furyt menjëherë pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk

Boks
Kalo në kategori