LAJMI I FUNDIT:

Dita e ndeshjes, Kosova luan kundër Sllovakisë në Bratislavë

Dita e ndeshjes, Kosova luan kundër Sllovakisë në Bratislavë
(Foto: basketbolli.com)

Kosova sonte (e enjte) do të përballet me Sllovakinë, në takimin që zhvillohet në Bratislavë në kuadër të parakualifikimeve evropiane për ‘Kupën e Botës 2023’.

Dardanët pavarësisht disa mungesave janë të motivuar për të dhënë maksimumin në sfidën përballë sllovakëve.


Në kampin e Kosovës mbretëron atmosferë shumë pozitive dhe basketbollistët janë të gatshëm për këtë sfidë shumë të rëndësishme.

Lojtarët janë grumbulluar të mërkurën e kaluar në Prishtinë, ku kanë qenë të karantinuar, por njëkohësisht janë stërvitur deri të dielën, derisa të hënën morën rrugën ndaj Sllovakisë. Nga dita e martë, stërvitjet i kanë vazhduar në Bratislavë.

Kosova pas ndeshjes së sotme (ora 19:00), më 28 tetor do të ndeshet me Islandën (nga ora 16:00). Të dy ndeshjet zhvillohen në Bratislavë dhe do të transmetohen ekskluzivisht në ArtMotion.

Dardanët janë liderë të grupit me dy fitore në dy ndeshje. Kosova në muajin shkurt të këtij viti mundi në Prishtinë, Islandën 80-78 dhe Luksemburgun në udhëtim 80:84. Sllovakia dhe Islanda kanë grumbulluar nga tri pikë, kurse Luksemburgu është në vendin e fundit me dy.

Takimet e fundit në grupe do të jenë në muajin shkurt të vitit të ardhshëm, ku Kosova do të ndeshet me Sllovakinë dhe Luksemburgun.

(Foto: basketbolli.com)

Në trend Sport

Më shumë
Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Bundesliga
Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Ndërkombëtare
Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Liga e Kampionëve
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Kalo në kategori