LAJMI I FUNDIT:

“Kemi muaj të vështirë dimri para nesh”: Masat kufizuese në Gjermani do të zgjasin ndoshta deri në mars

“Kemi muaj të vështirë dimri para nesh”: Masat kufizuese në Gjermani do të zgjasin ndoshta deri në mars

Gjermania ndoshta do të duhet të mësohet me masat për të shuar pandeminë e coronavirusit në janar, tha të enjten kancelarja Angela Merkel, ndërsa shefi i stafit të saj sugjeroi që kufizimet mund të duheshin deri në mars.

“Duke pasur parasysh numrin e lartë të infeksioneve, ne supozojmë se kufizimet që janë në fuqi para Krishtlindjeve do të vazhdojnë të jenë të vlefshme deri në fillim të janarit, sigurisht për shumicën e pjesëve të Gjermanisë”, i ka thënë Merkel, parlamentit, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.

Po sipas Reuters, Merkel ra dakord me udhëheqësit e 16 shteteve federale të Gjermanisë të mërkurën vonë për të zgjatur dhe forcuar masat e bllokimit për shkak të coronavirusit deri më 20 dhjetor, por që të ketë një lehtësim mbi festat e Krishtlindjeve për të lënë familjet dhe miqtë të festojnë së bashku.


Merkel tha se rritja e rasteve të coronavirusit ishte ende shumë e lartë dhe numri i vdekjeve një arsye për shqetësim.

Numri i rasteve të konfirmuara të coronavirusit në Gjermani u rrit me 22,268 në 983,588, treguan të enjten të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive, ndërsa numri i të vdekurve u rrit me 389 në 15,160.

Shefi i stafit të Merkel tha se rregullat që kufizojnë kontaktin shoqëror mund të jenë të nevojshme për më shumë kohë.

“Kemi muaj të vështirë dimri para nesh. Kjo do të vazhdojë deri në mars”, tha Helge Braun për televizionin RTL.

“Pas marsit, unë jam shumë optimist sepse ndoshta do të jemi në gjendje të vaksinojmë gjithnjë e më shumë njerëz dhe do të jetë më e lehtë për të mbajtur nivelet e infektimit të ulëta që nga pranvera”.

Veç këtyre, Merkel ka thënë se vaksinat mund të mbërrinin para Krishtlindjeve.

Ndryshe, Gjermania vendosi një “bllokim” njëmujor më 2 nëntor për të frenuar një valë të dytë që po përfshin pjesën më të madhe të Evropës. Baret dhe restorantet janë të mbyllura, por shkollat dhe dyqanet mbeten të hapura.

Nga 1 dhjetori, tubimet private do të jenë të kufizuara në pesë persona.

Gjatë Krishtlindjeve, ky numër do të rritet në 10, pa llogaritur fëmijët, edhe pse familjeve u kërkohet të shmangin kontaktet shoqërore për një javë përpara vizitave. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kaos në Britaninë e Madhe ndërsa stuhia Bert godet vendin, raportohet për të vdekur

Kaos në Britaninë e Madhe ndërsa stuhia Bert godet vendin, raportohet për të vdekur

Botë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Evropa
Dronë të paidentifikuar janë parë duke fluturuar mbi tri baza ajrore amerikane në Britani të Madhe

Dronë të paidentifikuar janë parë duke fluturuar mbi tri baza ajrore amerikane në Britani të Madhe

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori