LAJMI I FUNDIT:

Kadrijaj-Vjosa Osmanit: Po presim shkarkimin e burrit tënd, i cili rri në Prishtinë e merr pagën e konsullit në Shkup

Kadrijaj-Vjosa Osmanit: Po presim shkarkimin e burrit tënd, i cili rri në Prishtinë e merr pagën e konsullit në Shkup
Foto: Arkiv

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka shfuqizuar sot katër dekrete për konsujt në Pragë, Lubjanë, Shkup e Tiranë.

E për këtë ka reaguar deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, e cila ka thënë se populli po e pret edhe shkarkimin e burrit të saj.

“Vjosë, Kosova po e pret shkarkimin e burrit tënd, i cili gjithë ditën rri në Prishtinë por e merr pagën e konsullit në Shkup”, thuhet në reagimin e Kadrijajt.


Ndryshe, përmes një komunikate Presidenca ka njoftuar  se në përputhje me përgjegjësitë e saj kushtetuese si dhe bazuar në praktikat diplomatike e konsullore, Osmani ka shfuqizuar katër dekrete për konsuj të përgjithshëm, konkretisht për konsujt e përgjithshëm në Pragë, Lubjanë, Shkup dhe Tiranë.

Emrat e katër konsujve të cilëve Osmani ua shfuqizoi dekretet
Lexo po ashtu Emrat e katër konsujve të cilëve Osmani ua shfuqizoi dekretet

Telegrafi mëson se konsujt e shkarkuar janë: Flakron Shala, konsull në Pragë, Blendi Kilaj, konsull në Lubjanë, Lindon Kqira konsull në Shkup dhe Halim Krasniqi konsull në Tiranë. /Telegrafi/