LAJMI I FUNDIT:

Zemaj dhe ambasadori gjerman Rohde bisedojnë për COVID-19

Zemaj dhe ambasadori gjerman Rohde bisedojnë për COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj priti sot në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Joern Rohde, me të cilin ka shkëmbyer informata sa i përket situatës epidemiologjike me Covid-19 në dy shtetet.

Ministri Zemaj tha se Kosova, Gjermania, por edhe i tërë globi tashmë kanë vënë në funksion të gjithë mekanizmat shtetëror për të vetmin qëllim, që t’ia dalin karshi pandemisë.

“Statistikat e të infektuarve me infeksionin Covid -19, janë tejet shqetësuese për vendin tonë dhe kontinentin, prandaj këmbimi i përvojave në menaxhimin e situatës, sikur edhe përkrahja e Gjermanisë për Kosovën, është shumë e rëndësishme”, tha ai.


Ministri Zemaj falënderoi ambasadorin për përkrahjen dhe partneritetin e ofruar, duke ritheksuar se Kosova dhe populli i saj janë të bekuar me gatishmërinë që kanë popujt dhe shtetet mike për të na ndihmuar në këtë kohë të vështirë.

Ai e ka informuar ambasadorin Rohde edhe për mobilizimin e kapaciteteve njerëzore dhe infrastrukturën shëndetësore për t´iu përgjigjur nevojave të kësaj vale të infeksionit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori