LAJMI I FUNDIT:

Pandemia mund të ndalet nëse të paktën 70 për qind e njerëzve i bartin maskat në publik, zbulon një studim

Pandemia mund të ndalet nëse të paktën 70 për qind e njerëzve i bartin maskat në publik, zbulon një studim
NEW YORK, NEW YORK - NOVEMBER 23: People wait in line to the enter CityMD in the Flatbush neighborhood of Brooklyn on November 23, 2020 in New York City. With a surge of coronavirus (COVID-19) cases and the upcoming holidays, CityMD urgent care centers are experiencing long lines across all five boroughs in NYC. (Photo by Michael M. Santiago/Getty Images)

Një artikull i botuar të martën nga Instituti Amerikan i Fizikës pohoi se përdorimi i vazhdueshëm i maskave është një metodë efektive për të ndaluar përhapjen e coronavirusit.

“Rezultatet sugjerojnë se përdorimi i vazhdueshëm i maskave efikase, të tilla sikurse maskat kirurgjikale, mund të çojë në zhdukjen e pandemisë nëse të paktën 70 për qind e banorëve i përdorin këto maska në publik në mënyrë të vazhdueshme”, shkroi Sanjay Kumar, një hetues me Departamentin e Inxhinierisë në Universitetin Kombëtar të Singaporit.

“Edhe maskat më pak efikase sikurse me pëlhurë mund të ngadalësojnë përhapjen nëse barten vazhdimisht”, sipas tij.


Sipas CNN, përcjell Telegrafi, artikulli i botuar në revistën e Insitutit Physics of Fluids, rishikoi një seri studimesh që eksplorojnë aftësinë e maskës për të mbrojtur njerëzit kundër coronavirusit, dhe se si ndikon dizajni i ndonjë maske specifike në këtë aspekt.

“Hulumtimi sugjeroi që maskat mund të zvogëlojnë në thelb distancën të përshkuar nga një pikë e mbushur me viruse, dhe kështu ka një potencial të madh për të siguruar mbrojtje personale kundër infeksionit të ajrit”, thotë artikulli.

Hetuesit zbuluan se maskat e bëra nga materiale polimer hibrid janë efektive në filtrimin e grimcave derisa freskojnë njëkohësisht fytyrën.

Studimet e shqyrtuara për artikullin zbulojnë se sa më të gjatë të bartet maska, aq më efektive edhe do të jetë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Evropa
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Azia
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori