Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani priti në takim xhudistet Distria Krasniqi dhe Majlinda Kelmendi
Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, ka pritur sot në takim fituesen e medaljes së bronztë në Kampionatin Evropian të xhudos, Distria Krasniqi së bashku me trajnerin Driton Kuka si dhe kampionen olimpike, Majlinda Kelmendi.
Me këtë rast, Hasani e uroi Krasniqin për çmimin e fituar në Pragë të Çekisë së bashku edhe me xhudisten tjetër Loriana Kuka duke u bërë kështu medalistet e vetme për këtë vit të vështirë për shkak të pandemisë Covid -19.
“Sot Komiteti Olimpik i Kosovës, ka nderin për ta pranuar medalisten nga Kampionati Evropian i xhudos ku u stolis me medaljen e bronztë që së bashku me Loriana Kuka-n janë dy medalistet e vetme të këtij viti, një vit i pandemisë në të cilin po kalojmë na kanë gëzuar në masë të jashtëzakonshme… Një medalje që më të drejtë e ka quajtur edhe Toni që është e bronztë por shkëlqen sikurse ari sepse ishin medaljet e para për këtë vit, një vit mjaftë i rëndë për sportistët e Kosovës Ishin vetëm tre xhudistë, për rrethanat që tashmë jeni të njohur dhe u arritën dy medalje, një sukses i jashtëzakonshëm për sportin e Kosovës. “, tha Hasani, transmeton KP.
Ndërsa fituesja e medaljes së bronztë në Kampionatin Evropian të xhudos, Distria Krasniqi e cilësoi këtë vit si shumë të suksesshëm për kundër vështirësive që kishin të gjithë sportistët e Kosovës
“Pavarësisht se ka qenë një vit shumë i vështirë, jo vetëm për mua por për të gjithë sportistët, mundem me e cilësuar si një vit shumë të suksesshëm për mua, sidomos pasi që ka arritur të marr medalje nga kampionati i Evropës ku u ktheva me medaljen e bronztë. Po ashtu mundem me e cilësuar si një vit shumë të suksesshëm që po e përmbylli këtë vit si e para në ranglistën botërore dhe olimpike. Shpresojë që vitin tjetër të kem më shumë suksese dhe të kemi paraqitje sa më të mira dhe medalje të tjera.”, deklaroi Krasniqi.
Kurse trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka falënderuar Komitetin Olimpik për përkrahjen dhe përkujdesjen ndaj sportistëve kosovarë duke potencuar se situata tani është më e mirë sepse shtetit po i përkrah sportistët e po ashtu edhe Federata e Xhudos është forcuar.
“Me të vërtetë jam mirënjohës për qasjen që e keni ndaj sportistave, ndaj ekipeve. Po mendoj që asnjë sportist edhe që është potencial por edhe që është elitar nuk mundet me u anku që nuk ka përkrahje prej shtetit, gjithsesi këtu rolin kyç e ka Komiteti Olimpik edhe pikërisht për këtë arsye më kanë gëzuar shumë këto medalje sepse jemi mësuar me fitu medalje kur kemi pas shumë ma pak përkrahje”, theksoi Kuka
Kuka më tutje përmendi edhe vështirësit që ka pasur ekipa e tij në prag të zhvillimit të Kampionatit Evropian në Çeki
“Në javën e fundit as nuk kemi bërë stërvitje, nuk e kam ditur as me këndë më i organizuar stërvitjet. Do të thotë java e fundit, ose dhjetë ditëshi i fundit kur forma duhet me shku drejt majës, drejt pikut, ne nuk e kemi pasur mundësinë me stërvit.”, tha Kuka.
Kurse, kampionja olimpike, Majlinda Kelmendi, ka thënë se ajo i ka përjetuar më së shumti vështirësitë nëpër të cilat ka kaluar ekipi i xhudos gjatë kësaj periudhe
“Unë kam qenë ndoshta ajo që i ka parë dhe i ka përjetuar për së afërmi krejt këto problemet që i kanë pasur ditëve të fundit para garave Toni edhe garuesit edhe ndoshta më shumë se krejt tjerët kam mundur ta vëreje atë tensionin që ka mbizotëruar në ekip edhe nuk e di qysh unë e kisha menaxhuar atë situatë sepse unë jam mësuar që para garave gjithçka me shku shumë mirë dhe në rregull. Kështu që dhjetë ditë para garave përnime ka pasur shumë stres, prej nëntë vetave mbetën dy veta dhe aduti kryesor ka qenë Distria kështu që përnime ka pasur presion shumë të madh kështu që nëse ish shku krejt ekipi qysh ish dashtë me shku, Distria kish pas krejt tjetër performanc.”, tha Majlinda.
Në fund të takimit, Presidenti Besim Hasani ndau dhurata për Krasniqin, Kelmendin dhe Driton Kukan për sukseset e arritura.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ylli i Real Madridit thyen heshtjen dhe flet për transferimin e mundshëm të Alexander-Arnold
Kvaratskhelia i ka thënë tashmë Liverpoolit dhe Chelseat se cilit klub ai ‘ëndërron’ t’i bashkohet
La Liga konsideron revokimin e regjistrimit të Olmos dhe Victorit duke përdorur vendimin e gjykatës
Ancelotti flet për El Clasicon e finales së Superkupës së Spanjës
E goditi me shuplakë kundërshtarin e tij, Bellingham kritikohet ashpër nga mediat spanjolle
Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City
Arsenali kontakton Man Utd për Rashford, ka gati ofertën e ulët
Tensione mes Flick dhe yllit të Barcelonës: Trajneri gjerman e dëshiron largimin e tij nga klubi
Beckham emëron lojtarin më të madh me të cilin ka luajtur ndonjëherë, shpërfill ish-bashkëlojtarët e Man Utd
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025