Njerëzit asimptomatikë janë përgjegjës për shumicën e rasteve të coronavirusit
Ndërsa shkencëtarët janë përpjekur të kuptojnë më shumë rreth infeksionit me coronavirus që nga fillimi i pandemisë, shumë njerëz kanë bërë një pyetje – a mundet që dikush pa asnjë simptomë të përhapë virusin?
Tani, pas disa muajsh, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thanë se shumica e rasteve me COVID-19 përhapen nga njerëz pa asnjë simptomë.
CDC vuri në dukje se meqenëse njerëzit pa simptoma COVID-19 janë kryesisht përgjegjës për përhapjen e virusit, përdorimi i maskave është shumë i rëndësishëm. Udhëzimi i azhurnuar gjithashtu vuri në dukje se “CDC dhe të tjerët vlerësojnë se më shumë se 50 për qind e të gjitha infeksioneve transmetohen nga njerëz që nuk shfaqin simptoma”, dhe kjo do të thotë që të paktën gjysma e infeksioneve të reja vijnë nga “njerëz që nuk kanë dijeni se janë infektive të tjerëve “.
Njëzet e katër për qind e njerëzve që transmetojnë infeksionin SARS-CoV-2 te të tjerët kurrë nuk zhvillojnë simptoma dhe 35 për qind të tjerë ishin para-simptomatikë, tha CDC. Sipas agjencisë shëndetësore, 41 për qind infektuan të tjerët ndërsa përjetonin simptoma.
Në faqen e internetit të CDC, u tha gjithashtu se kulmi i infektivitetit vjen pesë ditë pas infeksionit viral. Me supozime të tilla, 59 për qind e infeksioneve do të transmetohen kur nuk zhvillohen simptoma, por “mund të shkojnë (nga) 51-70 për qind nëse fraksioni i infeksioneve asimptomatike do të ishte 24-30 për qind dhe infektiviteti i pikut do të varionte nga katër deri në gjashtë ditë”.
Infeksioni transmetohet kryesisht nga pikat e frymëmarrjes të krijuara kur njerëzit kolliten, teshtijnë, flasin ose marrin frymë, dhe disa njerëz pa simptoma po përhapin virusin ndërsa nuk janë të vetëdijshëm për faktin se ata janë me COVID-19 pozitiv.
Këto grimca mund të fluturojnë drejtpërdrejt te të tjerët, të bien në sipërfaqe për t’u mbledhur ose mund të zgjaten në ajër, posaçërisht në dhomë të mbyllur, andaj CDC rekomandon “përdorimin e maskave nga komuniteti, posaçërisht maskat prej pëlhure me shumë shtresa jo të valvuluara, për të parandaluar transmetimin e SARS-CoV-2”.
Zyrtarët shëndetësorë kanë frikë se mos ndjekja e rekomandimeve të CDC mund të çojë në një goditje tjetër në rastet e koronavirusit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj