LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli ka 64 ndeshje pa disfatë në Anfield – por kush e mban rekordin me më së shumti takime pa humbje në shtëpi?

Liverpooli ka 64 ndeshje pa disfatë në Anfield – por kush e mban rekordin me më së shumti takime pa humbje në shtëpi?

Fitorja 3-0 e Liverpoolit ndaj Leicester Cityt në fundjavën që shkoi në Anfield, ishte e 64-ta me radhë dhe ende nuk kanë shijuar humbje.

Tri vite kanë kaluar nga humbja e fundit e The Reds në stadiumin e tyre dhe duket se skuadrat mysafire që luajnë aty kanë frikë të zhvillojnë lojën e tyre.


Por, Liverpooli nuk është skuadra e vetme me një ecuri kaq të mirë në shtëpi, pasi para tyre është një skuadër.

Më poshtë mund të shikoni skuadrat që kanë shkuar më së largu pa humbje në stadiumin e tyre:

Manchester United – 36 ndeshje (Dhjetor 1998 – Dhjetor 2000)

Manchester United kishte shkuar 36 takime pa pësuar disfatë, atëherë kur në krye të skuadrës ishte Sir Alex Ferguson. Ky rekord i tyre përfundoi në takimin përballë Liverpoolit, me një gol nga gjuajtja e lirë e Danny Murphyt më 17 dhjetor të vitit 2000.

Paul Scholes

Manchester City – 37 ndeshje (Dhjetor 2010 – Dhjetor 2012)

Roberto Mancini kishte gjetur formulën e suksesit te Citizens dhe po shkatërronte çdo kundërshtar në shtëpi. Mirëpo, ecurisë së tyre pozitive në Etihad i dha fund QPR, që në atë kohë fitoi 2-1.

FBL-ENG-PR-NORWICH-MAN CITY

Liverpool – 64 ndeshje (Prill 2017 – Vazhdon)

Që nga prilli i vitit 2017, The Reds nuk kanë pësuar humbje në shtëpi dhe po vazhdojnë me formë të mirë edhe tani në këtë vit. Humbja e tyre e fundit në Anflied Road ka qenë kundër Crystal Palaces, kur Christian Benteke kishte shënuar dy herë.

Georginio Wijnaldum,Sadio Mané

Chelsea – 86 ndeshje (Mars 2004 – Tetor 2008)

The Blues kishin ndërtuar një skuadër të frikshme me Jose Mourinhon dhe po korrnin suksese në Ligën Premier. Mirëpo, ishte tetori i vitit 2008, kur Liverpooli i mposhti në Stamford Bridge me golin e Xabi Alonsos, për t’i dhënë fund ecurisë së tyre pa humbje, por që ende e mbajnë rekordin. /Telegrafi/

Chelsea's Captain John Terry (C) lifts t

Në trend Sport

Më shumë
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës:

Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"

La Liga
Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt

Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt

Premier League
Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen

Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori