LAJMI I FUNDIT:

​Kosova dhe Kroacia me partneritet të fuqishëm strategjik

​Kosova dhe Kroacia me partneritet të fuqishëm strategjik

Shefja e diplomacisë kosovare Meliza Haradinaj-Stublla, realizoi sot vizitë njëditore zyrtare në Kroaci, ku bashkë me zëvendëskryeministrin e parë Besnik Tahiri u pritën nga kryeministri Andrej Plenkoviq dhe ministri i Jashtëm, Goran Grliq-Radman.

Haradinaj-Stublla me këtë rast zyrtarëve të lartë të shtetit kroat u përcolli mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës dhe institucioneve të saj për mbështetjen e përhershme të Kroacisë në të gjitha proceset që ka kaluar vendi ynë.

“Kroacia e njeh më së miri dhimbjen e së kaluarës sonë të përbashkët, dhe vështirësitë e rrugëtimit euro-atlantik me të cilat po përballet edhe Kosova viteve të fundit,” tha ajo,


Kryediplomatët e Kosovës dhe Kroacisë, u pajtuan të finalizojnë në afat sa më të shkurtër kohor marrëveshjen e partneritetit strategjik për fuqizim të bashkëpunimit dypalësh në politikën e jashtme, sigurisë, ekonomisë dhe bashkëpunimit rajonal.

Po ashtu, u shkëmbyen pikëpamje rreth dialogut me Serbinë, dhe pritjet nga roli i BE-së dhe SHBA-së në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë.

Ministrja Haradinaj-Stublla kërkoi nga Kroacia si shtet anëtar i BE-së që t’i ndihmojë BE-së në definimin e saktë të elementeve themelore të dialogut, si: vendosja e parimeve të respektimit të integritetit territorial, rendit kushtetues, dhe karakterit unitar; përcaktimi i kornizës kohore për arritjen e marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë; dhe definimi i objektivit final të procesit të dialogut, e që për Kosovën synimi është asgjë më pak se njohje reciproke.

Nga ana e tij, ministri Grliq-Radman shfaqi shpresën se BE do të merr së shpejti vendim për liberalizimin e vizave me Kosovën dhe u zotua se Kroacia do të mbështesë fuqimisht orientimin euro-atlantik të Kosovës dhe pjesëmarrjen e vendit në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare.

Haradinaj-Stublla dhe Grliq-Radman, u zotuan edhe për avancimin e pozitës së komunitetit kroat në Kosovë dhe atij shqiptar në Kroaci.

Kryediplomatja kosovare përkujtoi edhe viktimat kroate nga luftërat tragjike në ish-Jugosllavi dhe plagën e personave ende të pagjetur që rëndon ashtu si Kosovën, edhe popullin kroat, e duke përcjellë gjithashtu edhe ndjenjat e popullit të Kosovës, sa herë që përkujtohen data të rëndësishme dhimbjeje, siç ishte përvjetori i para disa ditëve i masakrës së Vukovarit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Drejtësi
Serbia shpall dy shqiptarë non-grata, tregojnë arsyen përse janë ndaluar nga autoritet serbe

Serbia shpall dy shqiptarë non-grata, tregojnë arsyen përse janë ndaluar nga autoritet serbe

Lajme
Vrasja në “Kobra City”, babai i të ndjerit thotë se kur shkoi në spital e kuptoi se i kishte vdekur djali

Vrasja në “Kobra City”, babai i të ndjerit thotë se kur shkoi në spital e kuptoi se i kishte vdekur djali

Drejtësi
Gripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen

Gripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen

Shëndetësi
KPM jep sqarime mbi zgjedhjen e kryetarit të ri: Procesi ka qenë transparent dhe në përputhje me rregullat e institucionit

KPM jep sqarime mbi zgjedhjen e kryetarit të ri: Procesi ka qenë transparent dhe në përputhje me rregullat e institucionit

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Gjakovë, dyshohet se kreu vjedhje në një xhami

Policia në kërkim të një personi në Gjakovë, dyshohet se kreu vjedhje në një xhami

Kronika e Zezë
Kalo në kategori