LAJMI I FUNDIT:

Ish-drejtori i ShSKUK-së flet për sfidat me pandeminë, thotë se ka pasur gabime në testime

Ish-drejtori i ShSKUK-së flet për sfidat me pandeminë, thotë se ka pasur gabime në testime

Ish-drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), Basri Sejdiu është duke raportuar në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Ky i fundit tha se furnizimet e para prej Ministrisë së Shëndetësisë i kishin marrë në muajin prill, për çka theksoi se deri në atë kohë po funksionin me materiale vetanake.

Sejdiu tha kjo se ka qenë sfidë e madhe për Shërbimin Spitalore, duke shtuar se MSh është informuar për të gjitha kontratat dhe sa ka furnizim, dhe se kanë pasur kërkesa të shumta për furnizim me material shpenzues.


Ai para anëtarëve të komisionit tha se nuk kanë bërë kërkesa specifike, e as për blerje të morfinës. Veç tjerash theksoi se MSh deri në gjysmën e qershorit e ka pasur përgjegjësinë për blerje.

“Kemi llogaritur që duhet të përgatitemi qysh në fillim të rasteve të para. E kemi formuar komitetin. Kemi formuar edhe klinikat prioritare, dhe formimin me material e kemi menduar që do të jete njëri prej vështirësive. Duke parë që procedurat e prokurimit po zvarriten, kemi ndërmarrë hapa konkret. Kemi bëre porosinë e materialit nga Tm3, tm2 në tm1”, tha ai.

Sipas Sejdiut, pacienti i parë me COVID-19 është trajtuar me materiale vetanake, sepse mbështetja e MSH-së ka ardhur pas gati dy muajve.

“Sfidë ka qenë furnizimi me material shpenzues. Shfrytëzimi i kontratave ka qenë shpëtimi më i madh… krijimi i dhomave triazhuese, na ka ndihmuar edhe të kursejmë material. 800 infermierë janë trajnuar se si te vishen ato rroba. Problemi më i madh në atë kohë kanë qenë testimet. Kanë ndodhur vonesa deri në 4 ditë. Vonesat e rezultateve kane bërë qe të infektohen stafi tjetër. Por edhe gabimet, një ditë kanë dalë pozitiv, të nesërmen negativ”, theksoi ai.

Ai pati kritika për udhëheqjen e tanishme, meqë sipas tij pas shkarkimit të tij, ka filluar keqmenaxhimi.

Njëjtë u shpreh edhe anëtarja e Komisionit, Labinotë Demi-Murtezi.

“A mendoni që organizimi brenda QKUK-së është ashtu siç duhet, a ka avancuar, apo ka stangnuar”, ka pyetur ajo.

Sipas Sejdiut, tha se plani i tyre ka qenë mos-përzierja e stafit dhe pacientëve me COVID.

Mbledhja e këtij komisioni është pezulluar, në mungesë kuorumi.

Janë vetëm katër deputetë prezent derisa po raporton ish-drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu. Gjatë mbledhjes janë larguar nga salla, deputeti Ekrem Hyseni, Fatmire Kollçaku-Mullhaxha dhe Labinotë Demi-Murtezi.

Nënkryetari i komisionit Hetimor Parlamentar, Bekim Haxhiu tha se në mungesë kuorumi duhet të përfundojë kjo mbledhje.

Haxhiu i cili ka kryesuar sot këtë raportim, tha se prioritet e disa prej kolegëve, duke aluduar në ata të LVV-së dhe LDK-së të cilët kanë udhëhequr se bashku, është diçka tjetër, raporton  kp.

” Të falënderoj për përgjigjet që na i dhe sot. Më duket se prioritet e disa prej kolegëve janë tjerat se sa menaxhimi i pandemisë dhe abuzimet qe janë dyshuar se janë bërë. Për mu mbetet shumë për dyshim se neglizhohet raportimi i tyre. E vërteta dhe vetëm e verbëta ju intereson dëshmitarëve”, theksoi ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Lajme
Nga sot shoferët duhet t’i vendosin pajisjet dimërore në veturat e tyre

Nga sot shoferët duhet t’i vendosin pajisjet dimërore në veturat e tyre

Lajme
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët

John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët

Lajme
Ish e dashura i shkon në shtëpi dhe e sulmon fizikisht, prishtinasi e raporton në polici

Ish e dashura i shkon në shtëpi dhe e sulmon fizikisht, prishtinasi e raporton në polici

Kronika e Zezë
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Lajme
Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me helikopterë – stërvitjet po i kryejnë në Shqipëri

Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me helikopterë – stërvitjet po i kryejnë në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori