LAJMI I FUNDIT:

Telegram ngushëllimi i ministres Dumoshi për ndarjen nga jeta të ikonës Ismet Peja: Kemi humbur një njeri e një artist të papërsëritshëm

Telegram ngushëllimi i ministres Dumoshi për ndarjen nga jeta të ikonës Ismet Peja: Kemi humbur një njeri e një artist të papërsëritshëm
(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka shkruar telegram ngushëllimi për vdekjen e ikonës së muzikës shqipe Ismet Peja duke u shprehur se me dhimbje ka pranuar lajmin për vdekjen e doajenit të muzikës.

Më poshtë telegrami i plotë i ministres Dumoshi:


E nderuara familje Peja,

Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj, doajenit të muzikës, këngëtarit me muzikën e të cilit u rritëm, bilbilit të Gjakovës Ismet Peja.

Ndërron jetë këngëtari Ismet Peja
Lexo po ashtu Ndërron jetë këngëtari Ismet Peja

Emri i ismet Pejës do të jetë përjetësisht i lidhur me këngën burimore shqiptare, me melosin popullor shqiptar dhe me veprimtarinë muzikore të Kosovës në përgjithësi.

Zëri i bacës Ismet përmes qindra këngëve qe ai solli mjeshtërisht, qe i pranishëm për publikun për shtatë dekada me radhë. Ai ishte padyshim monument i këngës popullore e qytetare shqiptare dhe artist me kuptimin e plotë të fjalës.

Baca Ismet në një jetë të tërë kushtuar skenës, ishte i pranishëm për publikun edhe në muajt e fundit të jetës. Për adhuruesit e këngës së tij, zëri i tij do të mbetet përherë i freskët e i paharruar, shpirti i tij përherë rinor e gazmor sepse siç ia thoshte edhe ai vet me këngë “Robi plaket kur don vet”!

Në emrin tim si ministre dhe të MKRS-së i shpreh ngushëllimet më të sinqerta, familjes, komunitetit artistik si dhe gjithë adhuruesve të këngës së tij, në Kosovë e jashtë saj.

Kemi humbur një njeri e një artist të papërsëritshëm. Ismet Peja ishte dhe do të mbetet emër i pashlyeshëm i kulturës dhe artit shqiptar.

Me respekt,
Vlora Dumoshi
Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Doja Cat sjell fotografi tejet të guximshme në bikini, duke pozuar në një dërrasë sërfi

Doja Cat sjell fotografi tejet të guximshme në bikini, duke pozuar në një dërrasë sërfi

Magazina
Debati mes Romeos dhe Arbër Hajdarit, reagon Donaldi: Durim shpirt, s’je rrugaç

Debati mes Romeos dhe Arbër Hajdarit, reagon Donaldi: Durim shpirt, s’je rrugaç

Magazina
Dua Lipa dhe i dashuri i saj Callum Turner duken tejet të lezetshëm, gjatë shëtitjes në New York

Dua Lipa dhe i dashuri i saj Callum Turner duken tejet të lezetshëm, gjatë shëtitjes në New York

Magazina
Fotografitë e jashtëzakonshme ‘para dhe pas’, tregojnë se sa shumë ka ndryshuar Bianca Censori, që kur u martua me Kanye West

Fotografitë e jashtëzakonshme ‘para dhe pas’, tregojnë se sa shumë ka ndryshuar Bianca Censori, që kur u martua me Kanye West

Magazina
“La gruan në xhakuzi dhe iku te Juli” – Banorët kritikojnë rëndë Romeon pasi la Heidin të vetme në suitë

“La gruan në xhakuzi dhe iku te Juli” – Banorët kritikojnë rëndë Romeon pasi la Heidin të vetme në suitë

Magazina
Kalo në kategori