LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Lajmet e rreme “po ndikojnë” në mosrespektimin e masave kundër COVID-19

Maqedoni: Lajmet e rreme “po ndikojnë” në mosrespektimin e masave kundër COVID-19

Punonjësit shëndetësorë në Maqedoni të Veriut thonë se ende një numër i madh i qytetarëve nuk besojnë se ekziston koronavirusi. Faktor kryesor për këtë gjë, sipas tyre janë lajmet e rreme. Sipas mjekëve, neglizhenca e këtyre personave ka çuar edhe në rritjen e numrit të rasteve me COVID-19, sëmundjen që e shkakton ky virus.

Përkundrejt shtrëngimit të masave për frenimin e përhapjes së mëtejmë të koronavirusit, mjekët familjarë kërkojnë që qeveria maqedonase të fokusohet në sensibilizimin e opinionit për rrezikun nga mosrespektimi i këtyre masave.


Me qëllim që të menaxhimit të situatës me pandeminë e koronavirusit, Maqedonia e Veriut ka shpallur gjendje krize, ku kapacitetet e spitaleve pritave janë vënë nën menaxhimin e shtetit, që të sistemohen pacientët që kanë nevojë për përkujdesje shëndetësore.

Mjeku familjar, Liridon Disha, thotë për Radion Evropa e Lirë se ka ende shumë pacientë që nuk besojnë se ekziston COVID-19 dhe se këta pacientë, sipas tij, kërkojnë që të shërohen nga kjo sëmundje, duke u trajtuar si për gripet sezonale.

“Përhapja e lajmeve të rreme besoj se është faktori kryesor sa i përket mosbesimit të qytetarëve për ekzistencën e COVID-19 dhe rrezikut që bartë sepse personalisht mendoj se institucionet e vendit nuk kanë ndërmarrë veprime të mjaftueshme për të ndaluar lajmet e rreme, edhe pse është bërë e vështirë pasi ato me shumë lehtësi shpërndahen në rrjetet sociale. Mendoj se duhet gjetur mënyra që profesionistët në çdo kohë të kenë hapësirë në media, që të plasojnë të vërtetën për çdo gjë që lidhet rreth COVID-19”, thotë mjeku Disha.

Aleksandar Kërzhallovski nga Qendra për Bashkëpunim Ndërkombëtar thotë për Radion Evropa e Lirë se qytetarët nuk iu besojnë autoriteteve të vendit sa i përket koronavirusit, pasi sipas tij, autoritetet së fundmi kanë ndryshuar shpesh qëndrimet.

“Realiteti, gjendja faktike në momente të caktuara, madje në të shumtën e rasteve së fundmi demanton një pjesë të qëndrimeve të ministrit të Shëndetësisë (Venko Filipçe) dhe të njëjtat nuk janë konsistente. Kjo bën që qytetarët të humbin besimin te ministri i Shëndetësisë, Filipçe, gjë që kishim një situatë krejt ndryshe në fillim të pandemisë edhe pse shumë gjëra ishin të panjohura dhe zgjidheshin ad hok , qytetarët i besonin atij dhe dikasterit që drejton. Pra qëndrimet e zyrtarëve duhet të jenë konsistente dhe shumë të sakta sepse një e pavërtetë ose gjysmë e vërtet lë vragë te besimi qytetarëve”, thotë Kërzhallovski.

Gjatë çdo ditë në Maqedoninë e veriut shqiptohen rreth 1 mijë gjoba për mosrespektimin e rekomandimeve të autoriteteve sa i përket mbrojtjes nga koronavirusi.

Megjithatë, autoritetet në Maqedoninë e Veriut janë shprehur se presin që nga java e ardhshme të shihen rezultatet si rrjedhojë e masave shtrënguese, siç është mbajtja e detyrueshme e maskave në ambient të hapur dhe mbyllur, shkurtimi i orarit të punës së sektorit të gastronomisë etj./REL/

Në trend Lajme

Më shumë
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Kronika e Zezë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Kronika e Zezë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori