LAJMI I FUNDIT:

Joe Biden pritet të emërojë Antony Blinken si Sekretar të Shtetit

Joe Biden pritet të emërojë Antony Blinken si Sekretar të Shtetit

Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden pritet të emërojë Antony Blinken si sekretar të shtetit për të udhëhequr departamentin e shtetit të vendit, sipas Associated Press, duke cituar burime të shumta.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për ish-zëvendës sekretarin e shtetit dhe zëvendës këshilltarin e sigurimit kombëtar gjatë administratës së Barack Obamës dhe një këshilltar i politikës së jashtme të Demokratëve.

Një raportim i tillë vjen mes raporteve se Biden pritet të emërojë njerëzit e parë të kabinetit të tij të martën.


Ron Klain, shefi i kabinetit të Biden, megjithatë, nuk ofroi asnjë detaj të dielën se cilët nga drejtuesit e departamenteve Biden do të shpallte së pari.

E Biden ka thënë se ai dëshiron “një kabinet që është i larmishëm dhe pasqyron Shtetet e Bashkuara”.

Pritet për të parë nëse ai do të bëjë histori duke emëruar gruan e parë për të udhëhequr Pentagonin. /Telegrafi/