LAJMI I FUNDIT:

Ramadani pas triumfit ndaj Trepçës ’89: Objektiv kemi titullin kampion

Ramadani pas triumfit ndaj Trepçës ’89: Objektiv kemi titullin kampion

Zekirija Ramdani është deklaruar pas fitores 4-2 ndaj Trepçës ’89 në kuadër të javës së 13-të në Superligën e Kosovës.

Bardhekaltrit u rikthyen te fitoret, për t’u pozicionuar në vendin e katërt, miro janë 11 pikë mbrapa liderit Ballkanit.

Trajneri i Prishtinës ka thënë se ata e kanë për qëllim të fitojnë titullin, mirëpo e di se sa e vështirë do të jetë.


Prishtina rikthehet te fitoret, triumfon lehtësisht ndaj Trepçës ‘89
Lexo po ashtu Prishtina rikthehet te fitoret, triumfon lehtësisht ndaj Trepçës ‘89

“Objektiv kemi titullin kampion dhe nuk duhet ta fshehim këtë gjë. Ndodhemi 11 pikë prapa vendit të parë, por nuk e lodhi mendjen për Ballkanin, pasi që ndeshjen e radhës e kemi me Llapin dhe ne synojmë t’i marrim ndeshjet një e nga një”, ka thënë Ramadani për ‘ArtSport’.

“Më dhemb fakti që pranuam dy gola. Ne duhet të analizojmë mirë këtë gjë dhe të punojmë për të mos i përsëritur këto gabime”.

“Çdo futbollist i cili e bartë fanellën e Prishtinës është i rëndësishëm për ne. Nuk është John, por është Shillova, Kryeziu e Prapashtica. Të gjithë futbollistët janë të rëndësishëm”, përfundoi tekniku shkupjan. /Telegrafi/