LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq: Kosova ishte shqetësimi më i madh i patriarkut Irinej

Vuçiq: Kosova ishte shqetësimi më i madh i patriarkut Irinej

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke folur sot në ceremoninë e varrimit të patriarkut të Kishtës Ortodokse Serbe, Irinej, ka thënë se shqetësimi më i madh i kreut të Kishës Ortodokse Serbe ishte Kosova.

Vuçiq, siç raprtojnë mediat serbe, ka thënë se patriarku Irinej e ka kuptuar realitetin e vështirë dhe të gjitha gabimet historike që ka bërë Serbia në raport me Kosovën.

“Edhe pse një pjesë të jetës e kaloi në Prizren, u soll në mënyrë racionale dhe me kokë të ftohtë, duke kërkuar rrugë që ta ruajmë, apo së paku të mos pranojmë pavarësinë e Kosovës. E kuptoi realitetin e vështirë dhe të gjitha gabimet historike që kemi bërë, por besoi në forcën në rritje të shtetit serb dhe, nganjëherë, disi naivisht, fuqinë për të bindur botën se Kosova dhe Metohia do të jetë mirë vetëm me një zgjidhje të drejtë. Respektoi botën perëndimore dhe ishte i bindur se një ditë do të kuptonte serbët dhe do të pranonte të paktën një pjesë të argumenteve tona”, ka thënë Vuçiq, transmeton Telegrafi.

Kisha Ortodokse Serbe vazhdimisht ka kundërshtuar pavarësinë e Kosovës.

Presidenti serb tregoi edhe për dashurinë që Irinej e kishte për Rusinë dhe presidentin e këtij shteti, Vladimir Putinin.

Qindra persona në Serbi, përfshirë edhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, morën pjesë në ceremoninë e varrimit të Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, i cili vdiq më 20 nëntor në moshën 90-vjeçare si pasojë e infektimit me coronavirus. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Lajme
Familjarët kërkojnë drejtësi për gruan që vdiq derisa ishte duke u përgatitur për operim, thonë se mjekët nuk reaguan me kohë

Familjarët kërkojnë drejtësi për gruan që vdiq derisa ishte duke u përgatitur për operim, thonë se mjekët nuk reaguan me kohë

Lajme
​Shtrenjtimi i kurbanit nuk ndalon besimtarët ta kryejnë obligimin e tyre fetar

​Shtrenjtimi i kurbanit nuk ndalon besimtarët ta kryejnë obligimin e tyre fetar

Lajme
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Politikë
Samiti i Paqes për Ukrainën, Osmani në Zvicër: Kosova shembull, si një shtet që ka vuajtur nga lufta në model të demokracisë

Samiti i Paqes për Ukrainën, Osmani në Zvicër: Kosova shembull, si një shtet që ka vuajtur nga lufta në model të demokracisë

Lajme
Robertson: Siguria e Kosovës është e rëndësishme për NATO-n

Robertson: Siguria e Kosovës është e rëndësishme për NATO-n

Lajme
Kalo në kategori