Deri më tani simptoma si temperaturë, humbje e shijes/nuhatjes apo vështirësi në frymëmarrje njihen si shenjat tipike të COVID-19, por këto nuk janë simptomat e vetme që lidhen me sëmundjen e coronavirusit
Disa njerëz të infektuar, kanë paraqitur simptoma më pak tipike.
“Simptomat e frymëmarrjes kanë tendencë të jenë më të zakonshmet, padyshim, por ne gjithashtu kemi parë simptoma që përfshijnë sisteme të tjera të organeve”, thotë Dr. Eric Cioe-Pena.
Disa prej simptomave atipike përfshijnë:
Skuqje, shenja të ngjashme në lëkurë me atë të lisë së dhenve
Kur dermatologët në Lombardi, Itali, vlerësuan 88 persona që kishin rezultuar pozitiv për Covid-19, ata zbuluan se afërsisht 20 përqind kishin simptoma të lëkurës. Këto simptoma konsistonin në skuqje, shenja apo pika si ato të lisë së dhenve.
“Pacientët mund të paraqesin shenja që i ngjajnë një infeksioni lëkure në shikim të parë”, thotë Dr. Robert Glatter, mjek në New York City.
Dobësi e muskujve, marramendje
Simptoma të lehta neurologjike të tilla si humbja e shijes ose nuhatjes, dhimbje koke, marramendje, ose dobësi të muskujve, mund të shfaqen në fillim të sëmundjes. Simptoma më të rënda neurologjike mund të zhvillohen më vonë.
“Unë kam parë pacientë konfuzë dhe me një gjendje të ndryshuar mendore”, shprehet Glatter për Healthline.
“Disa kanë zhvilluar “inflamacion të trurit” që kërkon pranim për monitorim të ngushtë neurologjik”, shtoi ai.
Komplikime kardiovaskulare
Covid-19 mund të rrisë rrezikun e mpiksjes jonormale të gjakut.
Kur mpiksjet formohen në enët e vogla të gjakut, kjo mund të shkaktojë simptoma të vogla të lëkurës.
Kur mpiksjet ndodhin në mushkëri, zemër ose tru, kjo mund të shkaktojë komplikime më serioze kardiovaskulare.
Burimi: Anabel, Healthine
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj