Kreu i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj tha se në kohën kur lufta e UÇK-së, vihet në dyshim, kur lidershipi i Kosovës po përballet me akuza në Hagë e kur ka plot probleme të brendshme, përfshirë këtu edhe pandeminë, Bashkimi Europian nuk duhet të qëndronte indiferent, por duhet t’i shtrinte dorën Kosovës me disa veprime konkrete.
“Liberalizimi i vizave, njohja e plotë dhe statusi i kandidatit, është një fazë shumë e hershme e nisjes së rrugëtimit drejt BE”, u shpreh Haradinaj.
Ai tha se pas zhvillimeve të fundit që kanë ndodhur me ish-krerët e UÇK-së do ta vuajnë edhe institucionet e Kosovës.
“Shprehja e mosbesimit që ti ta bësh një gjykatë në vendin tënd tregon për nivel të dobët të shtetit ligjor, tregon për një pamundësi që për të gjykuar veprën e tillë. Pastaj lajmet se po gjykohen udhëheqësit e Kosovës, udhëheqësit e UÇK-së bëjnë dëm të madh në besim te palët e ndryshme, edhe ata politik e institucional, por edhe te ekonomia investitorët te shoqëria civile, opinioni, te media”, tha ai.
Tutje, Haradinaj theksoi se Kosovës pos se i vështirësohet pozita e vet edhe në planin e brendshëm, do t’i vështirësohet edhe në rajon e më gjerë.
Më pas, Haradinaj tha se liria s’ka çmim, se për liri edhe jeta jepet edhe çdo gjë tjetër.
“ Ne kemi dhënë jetë, kemi luftue edhe me rrezikun e jetës. Mirëpo kjo është një barrë që po i ngarkohet Kosovës tani, e Kosova për ta mbajt këtë barrë e vetme e ka të vështirë. E ka të vështirë për faktin që jemi edhe vend i ri. Kemi situatë të rëndë ekonomike për shkak të pandemisë, kemi çështje të pazgjidhura në rajon, sikurse dialogu me Serbinë e në këtë kohë besoj se BE duhet t’ja shtrinte dorën Kosovës me disa veprime konkrete, që përpos ndihmës që na jep me gjykatën, këtë ndihmë na e jep edhe Amerika edhe BE, se ata thonë se ne po ju ndihmojmë ju me vendos të drejtën me shqyrtu këto çështje të së kaluarës. Ok, ju po na jepni këtë ndihmë, po a mundeni me na dhënë edhe një ndihmë tjetër, që si Kosovë ne të përballojmë këtë gjendje pa pasojë të brendshme”, tha Haradinaj në News24.
Ai tregoi edhe disa veprime që BE-ja mund t’i bëjë për Kosovën
“Cilat mund të ishin veprimet e BE-së të cilat mund t’i kishte dhënë menjëherë, psh: liberalizimi i vizave, për qytetarët e Kosovës. Jemi të vetmit në kontinent që nuk e kemi të drejtën e lëvizjes së lirë, jemi të izoluar. Njohjen nga pesëshja e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën. Ju e shihni kishte mjaft kritika për administratën e Presidentit Trump, për marrëveshjen e 4 shtatorit, por ajo solli njohjen e Izraelit e mendojmë që BE duhet të na ndihmojë për të na njohur pesëshja e vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën, sepse në këtë mënyrë ia lehtëson Serbisë marrëveshjen me Kosovën. Kur na njeh Greqia, Qipro, Rumania, Sllovakia e Spanja është më lehtë për Serbinë me njohtë Kosovën. Argumentet i ka më të lehta për qytetarët e vet për me njohtë Kosovën, e kështu i jepet Kosovës kandidatura”, tregoi kreu i AAK-së.
Haradina gjithashtu tha se liberalizimi i vizave, njohja e plotë dhe statusi i kandidatit është një fazë shumë e hershme e nisjes së rrugëtimit drejt BE.
“BE mendoj që duhet të na japë këto tri të drejta, por që do ndihmonin edhe menaxhimin e gjendjes së brendshme në të cilën ndodhemi tani si vend”, shtoi ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?
Sulmohet fizikisht një mjek në Klinikën Infektive
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë