LAJMI I FUNDIT:

Mbi 37 mijë raste dhe 699 të vdekur nga coronavirusi, në 24 orët e fundit në Itali

Mbi 37 mijë raste dhe 699 të vdekur nga coronavirusi, në 24 orët e fundit në Itali

Rreth 37,242 raste me coronavirus janë regjistruar në Itali në 24 orët e fundit, rreth 1,000 më shumë se e enjtja, tha të premten ministria e shëndetësisë.

Po ashtu, sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, po gjatë të së njëjtës periudhë, në Itali ka pasur 699 viktima.

Sipas të të dhënave të autoriteteve shëndetësore italiane, incidenca e pozitivëve ndaj testeve filloi të rritet përsëri të premten, në 15.6% nga 14.4% sa ishte të enjten.


Siç thuhet më tej, këto rezultate kanë dalë nga rreth 238,077 teste që janë bërë në 24 orët e fundit, rreth 12,000 më pak se të enjten. /Telegrafi/