FMN: Efektet e krizës me pandeminë në ekonominë e Maqedonisë zbuten përmes qeverisjes së mirë
Qeverisja e mirë dhe aktivitetet e ndërmarra nga Qeveria dhe Banka Popullore kanë ruajtur stabilitetin makroekonomik dhe financiar dhe kanë zbutur efektet e krizës kovid në ekonomi dhe shoqëri, konfirmoi Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në deklaratën e saj përmbyllëse të misionit të rregullt 10-ditor në vend. Është konkluduar se shëndeti i qytetarëve dhe ruajtja e ekonomisë janë një prioritet kryesore e Qeverisë, si dhe se vitin e ardhshëm aktiviteti ekonomik do të intensifikohet, pas zvogëlimit të tij në vitin 2020 si pasojë e krizës-covid.
Në 10 ditët e kaluara, misioni pati takime onlajn me ministrin e Financave, Fatmir Besimi dhe ekipin e Ministrisë së Financave, në kuadër të së cilave u shqyrtua situata makroekonomike dhe parashikimet brenda misionit të rregullt vjetor.
Nga FMN, siç theksohet në komunikatë, gjithashtu deklarojnë se shpenzimet e larta kapitale të parashikuara në buxhetin për vitin 2021 mund të jenë nxitëse të rritjes,dhe se buxheti për vitin 2021 siguron mbrojtës në rast se duhet të merren masa të reja ose të zgjerohen ato ekzistuese siç janë subvencionet e pagave dhe shtesat për ata që do të humbnin punën e tyre.FMN gjithashtu thekson se masa për Skemën e Garancisë Shtetërore do të ndihmojë në sigurimin e likuiditetit e kompanive.
FMN në deklaratën e saj përmbyllëse, madje konkludon që qëllimi kryesor i Qeverisë është të arrijë një rritje më të madhe për të përmirësuar standardet e jetesës dhe konvergjencën e të ardhurave me vendet e tjera evropiane dhe se kjo kërkon investime në kapitalin njerëzor dhe fizik. Deklarata tha se edhe përkrah impaktit të krizës Kovid mbi ekonominë, ajo nuk kishte një ndikim të rëndësishëm në shkallën e papunësisë.
Në takimin përfundimtar të ekipit të Ministrisë së Financave me shefin e misionit të FMN-së Bergiot Bjornson Barkbu, ministri i Financave, Fatmir Besimi shprehu besim të prerë se politikat dhe masat e ndërmarra dhe të planifikuara do të sjellin një përshpejtim të rritjes ekonomike në pesë vitet e ardhshme dhe do të rrisin potencialin e rritjes së ekonomisë vendase, përmes investimeve në infrastrukturë, energjetik, mjedisin jetësorë si dhe në kapitalin njerëzor dhe digjitalizimin.
“Politikat që do të mbështesin kërkesën e brendshme, si dhe investimet, konkurrencën dhe aktivitetin e eksportit do të vazhdojnë në 2021 në mënyrë që të rimëkëmbet më shpejt ekonominë vendore dhe krijimit të një baze për rritje të përshpejtuar ekonomike në planin afatgjatë. Konsolidimi i planifikuar fiskal, ridizajnimi i politikës buxhetore dhe Strategjia për rimëkëmbjen ekonomike dhe rritjen e përshpejtuar (SmartER Grouth) janë një bazë solide për përshpejtimin e rritjes ekonomike në periudhën e ardhshme, duke arritur nivelin e ekonomisë nga periudha para krizës në gjysmën e dytë të vitit 2022 dhe duke siguruar rritje më të shpejt ekonomike më pas”, ka thënë ministri Besimi.
Sipas parashikimeve indikative, rritja ekonomike në vitin 2025 pritet të arrijë në 5.9%, dhe në periudhën nga 2026 deri në 2030, norma mesatare e rritjes ekonomike pritet të stabilizohet në 5.75% në vit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kurti homazhe te varri i heroit Bahri Fazliu: Ishte veprimtar e artist i shquar
Betim Reçica dhe tre zyrtarët tjerë lirohen nga akuza për korrupsion lidhur me tenderin për Autostradën e Gjilanit
QKRMT: Kosova nuk ka institucion të veçantë për paraburgimin e personave me çrregullime mendore
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
FSK trajnohet për automjetet luftarake Vuran
Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'